Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 7

REPORTAZH ndryshe nga komunat tjera, komuna e Postribes me trembëdhjetë fshatra që ajo i ka dallohet sepse të gjithë banorët e saj janë mysliman. Një gjë tjetër në të cilët ia vlen të cekët për këtë komunë është se menjëherë mbas çlirimit të Shqipërisë mbas luftës së dytë botërore, banoret e kësaj komune u ngritën kundër regjimit të të atëhershëm komunist. Kur Shqipëria u shpall shtet komunist duke ju bashkangjitur bllokut komunist, ish-Bashkimit Sovjetik, Kinës dhe ish-Jugosllavisë edhe shumë vendeve të tjera që e përqafuan këtë filozofi. Në vitin 1946 banorët e komunës së Postribes u çuan kundër sistemit komunist duke e parë rrezikun e madh që mund të shkaktonte kjo filozofi. Këta banorë duke qenë mysliman te mirë ju kundërvunë kësaj ideje, po shteti komunist i asaj kohe e shtypi këtë kryengritje si arsyetim i ideve novatore për të larguar realitetin që ky sistem i pa mëshirshëm nuk i kurseu asnjë nga kryengritësit, shumë prej të cilëve u vranë dhe pjesa tjetër u burgosën dhe u internuan familjet e tyre, ishte një masakër e vërtetë . Për këtë arsye para ca kohësh presidenti i Shqipërisë Bamir Topi e nderoi këtë komunë me titullin ”Nderi i kombit” . Kjo ishte një historik i shkurtër i asaj se çfarë ka ndodhur dhe pse kjo komunë zë një vend kaq të rëndësishëm në rrethin e Shkodrës. Një tjetër veçanti për këtë komunë, po kësaj rralle nuk lidhet me luftën por historinë duke shkuar mbrapa në kohë është “Ura e mesit”. Kjo urë si simbol dhe një relikte e së kaluarës kur njerëzit e kanë shfrytëzuar me shekuj ajo ngrihet madhështore si një dëshmi për lulëzimet e qytetërimeve që kanë kaluar në Shkodër gjatë historisë së saj. Gjithashtu kjo urë është e veçantë për nga form