Përtej
kufijve
Shoqëritë postmoderne janë të hapura, kjo është veçori
e procesit të globalizimit. Sot, nuk mund të flitet më
për qytete, vende, por, flitet për bashkësi a unione të
tipave të ndryshme. Bashkësinë e forcon lidhja intime
e bashkëpunimit dhe e raporteve të ndërsjella të të
gjitha aspekteve: ekonomike, kulturore, kombëtare etj.
Kjo mbase është një forcë që brenda shpirtit entuziast u shfaq edhe për studentët e FSI të cilët shprehën
dëshirë për një iniciativë të tillë.
Unioni studentor i Fakultetit të Studimeve Islame në
Prishtinë në bashkëpunim me Medresenë e Shkodrës
organizuan ekskursionin dy ditor në Shkodër dhe
Tiranë.
Në këtë ekskursion morën pjesë studentet e Fakultetit
të Studimeve Islame numri i të cilëve ishte 36, duke
përfshirë të gjitha vitet.
06
REPORTAZH
Si përfaqësues i fakultetit me ne ishte edhe profesori
i nderuar Ajni Sinani që ligjëron në lëndën e fikhut.
Synimi kryesor i këtij ekskursioni ishte që studentet te
njiheshin me ambientet e medresesë dhe të konviktit
edhe po ashtu vizita e vendeve historike ku me gjerësisht do t’i cekim më poshtë.
Shoqata Instambull e cila është administratore e
medresesë dhe e konviktit na ofroj vend për pushimin
e studenteve sa qëndruam në Shkodër, po ashtu kjo
shoqatë na hoqi edhe ushqimin. Mikpritja në Shkodër
ishte shumë e ngrohtë në ambientet e kësaj shoqate si
nga drejtori i saj po ashtu edhe nga personeli. Kushtet
ishin shumë të mira gjë që ekskursionin tonë e bënë
edhe më të këndshëm dhe komod. Kjo ndjenje na përcolli gjatë gjithë kohës sa qëndruam në Shkodër.
Vizita jonë në Shkodër u ndal në katër stacione kryesore, në stacionin e parë ishte vizita e ambienteve të
brendshme të Medresesë ku u befasuam nga rregullsia,
pastërtia që mbizotëronte në korridoret dhe ne klasat e
medresesë.......
Menjëherë mbas vizitës së Medresesë shkuam në
komunën e Postribes që ndodhet disa kilometra larg
qytetit të Shkodrës, në rrethin e Shkodrës siç dihet ka
shumë mysliman po gjithashtu dallohet shumë edhe
për numrin e madh i katolikëve por nga ana tjetër