Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 5

AKTUALITETE
05

AKTUALITETE

Diell që ngrin dhe errëson

I llastuar nga familja e tij, qysh në shkollën fillore kishte para të tijat në dorë por çfarëdo që blinte asnjëherë nuk e ndante me shokët e tij të grupit. I tillë ishte edhe në shkollën e mesme dhe në fakultet. Çdo herë e zgjaste qafën për të shikuar në testin e kolegut para tij, por testin e tij e mbulonte mirë që të mos e shihte kolegu i tij i bankës. Aspak nuk ndryshoi as në studimet post-diplomike. Magjistroi, doktoroi, zuri një vend të shkëlqyeshëm pune. U bë edhe akademik dhe vdiq në një moment të jetës së tij. Por mos imagjinoni se engjëjt u rreshtuan për t’ i bërë pritje solemne, se ishte akademik i shquar. As qilima të kuq, as grada e dekorata nderi, por u trajtua në bazë të meritës së tij dhe veprave të tij të bërë në të gjallë. S’ mund të ishte dhe nuk mund të jetë ndryshe për askënd. A nuk janë shumë njerëz të tillë ose të ngjashëm në mesin tonë?! Të shumtë janë njerëzit ambicioz, që nuk zgjedhin mjete për të arritur tek suksesi i tyre, ose të paktën tek ajo që ata e llogarisin‘ sukses’. Sepse nuk mund të flitet për sukses, nëse deri tek ky cak arrihet duke e nxjerrë në tavolinë‘ kartën e xhenetit’. Le të vlejë si parim i përditshëm fjala e urtë:‘ mbi tokë ec vetëm me modesti, sepse nën të ka shumë njerëz që kanë dashur të arrijnë edhe më lart se ti’. Shumë thjesht aspiro dhe përpuqu maksimalisht për të arritur sukses, por gjithnjë duke qenë i njerëzishëm, duke jetuar me njerëzit si njeri normal, dhe duke i trajtuar e vlerësuar ata si qenie humane që janë me gjithë karakteristikat që kanë. Njerëzit egoist i shohin njerëzit tjerë si‘ kocka të betonit’ me të cilët në mendjet e tyre ndërtojnë rrugën mbi të cilën do të shkelin për të arritur drejt suksesit të tyre. Të tillët vetën e imagjinojnë se janë qendra e universit se gjithçka sillet rreth tyre. Por në fakt ata i ngjajnë një dielli që reflekton vetëm errësirë dhe ftohësi. Të tillët harrojnë se‘ kur njerëzit jetojnë vetëm për vete, lindin të vegjël, jetojnë të vegjël dhe vdesin të tillë’. Vetëm kur të bëhen normal,, të thjeshtë dhe modest atëherë ngrihet vlera e tyre. Më i vlerësuari nga gjithë njerëzit Pejgamberi Muhamed a. s. ka thënë:‘ Sa herë që njeriu të bëhet modest për hir të Allahut, Ai ia shton në masën e asaj modestie, gjithnjë derisa nuk e arrin nivelin e lartë.
E kush është mendjemadh, do t’ i zvogëlohen shkallët gjithnjë deri sa arrin në nivelin më të ulët’ [ Ahmedi ] Përball egoistëve qëndron karakteri i njerëzve altruist që sakrifikojnë prej vetës për të tjerët. Krijuesi suprem e çmoi këtë grup njerëzish në shumë nga citatet kur’ anore. Një nga ato që mund të llogaritej edhe si definicion i altruizmit është edhe ky:“... Dhe u japin përparësi, madje edhe kur kanë nevojë për vete’’ [ El-Hashër, 9 ] Njerëzit e kanë të natyrshëm ndjenjën për të qenë të vlerësuar dhe të suksesshëm. Por asnjëherë nuk mund të jetë e pranuar që kjo të arrihet duke shkelur mbi shpirtin e njerëzve tjerë.‘ Mos e vrit sinqeritetin e shokëve, miqve, bashkëpunëtorëve të tu sepse nuk ka usta për ta rregulluar’. Bëhu normal, njeri si gjithë tjerët, dhe do të jesh rehat shpirtërisht dhe fizikisht.‘ O Sunduesi im, ma dhuro moralin më të mirë, i cili nuk fitohet nga askush tjetër pos Teje’.
Autor: Gentian Jetishi

05