Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 40

Muret e liga poezi Më ndiqni nga pas t’ju tregoj fshehtësinë? Do rrënoj para vetes muret që na ndanë Se na plakën fare, na shtuan mërzinë. Më ndiqni nga pas tu tregoj ku janë! Më jepni dhe krah, me forcë të godas. Ti shpërbëj të ligat që na vranë me vite Ç’mu shterrua zëri e s’mund të bërtas Ta flakë mirë errësirën nga dritë e kësaj dite. Le të shëndris dielli mbi gjoksat krenare! E rrezet e tij shtatë herë të përthyhen! Gjithëherë u gëzofshim, na shkoft jeta mbarë! Të zgjohen të drejtit edhe lart të ngrihen! Argjend Xhelili 40 Ilustroi: Yll Lenjani