Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 41

poezi Dy pika në hapsirë Fjalët mbesin pa fjalë Nuk kam pasuri, pallate e para Jam ky që më shihni, ju që më njihni Po më i lumtur do të isha sikur të mos kem asgjë E të ndihem që kam botë Se sa të kem botën, e të ndihem sikur nuk kam asgjë Sepse çdo gjë që është sot, dje ka qënë asgjë Dhe nesër në asgjë do të kthehet Ardhja nga asgjëja dhe kthimi jonë në të Nuk është edhe pa ndonjë gjë Çdo ngjarje pas vete fsheh edhe nga një arsye Ani pse nuk e shohim dhe nuk e njohim Ne gjith jetën ikim nga vdekja Po ikim drejt saj, sikur të na ngatërrohej kahu Po cili është kahu i vdekjes në drejtimin e pa kah? Cili është momenti i krijimit në fillimin e pa kohë Cili jam unë në mesin e kësaj turme njerëzish në mesin që si njoh? E si dua të njoh të tjerët kur ende se kam njohur veten E si dua ta njoh veten, e pa e njohur mirë Krijuesin Jeta është si një drejtëz me dy pika Drejtëzës i llogarisim distancën midis pikave E jetës duhet t’i llogarisim distancën në mes lindjes dhe vdekjes T’i përsosim vlerat mes këtyre dy pikave ngase për to do të pyetemi E çka vjen pas pikës së dytë? Një vijë e pa fund... Argjend Xhelili Fuqia më e madhe gjunjëzohet para dashurisë Tënde… Britma e ushëtima, duket heshtje… Trupi përulet, e balli puth tokën... Fjalët mbesin pa fjalë, para dashurisë Tënde. Jeta duket e pakuptimit, nëse për Ty nuk meditoj... zemra bën tik tak e pa rrymë e rregull, kur emrin Tënd e dëgjon, kurse nuk bën zë e sa që dëgjohet, kur malli për Ty e kaplon. Ti je Ai për të cilën loti vetë ka dëshirë të derdhet, e jo se shpirti ngushtohet... Emrin Tënd të bukur e thotë vet buza, edhe nëse unë harroj… e thotë edhe shpirti në brendi, për të përjetuar edhe ai të njëjtën ëmbëlsi… Zoti im, unë mundohem të gjej fjalë për të treguar lartësinë tënde. Por se edhe fjalët janë të Tuat të gjitha. E si mund të tregoj madhërinë Tënde me fjalë, Kur ato janë veç një nga krijimet e Tua... Hëna e yjet të madhërojnë Ty, madje nuk lind as djelli në asnjë agim, pa ta rënë në sexhde Ty, e pa i kërkuar me përulësi madhërisë Tënde, që ai të lindë përsëri… Shkëmbi i fuqishëm hidhet tatëpjetë, dridhet e coptohet, vetëm për të treguar dashurinë për Ty. Edhe toka që sillet pa lëvizur ne nga vendi, e bënë këtë për të treguar Pushtetin Tëndë... Atëherë, a u vërtetua se fjalët mbesin pa fjalë, Para madhërisë Tënde Allah…!!! Esma Sherifi 41