Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 39

poezi Pendimi Për Ty o Zot Po i derdh këta lot, qaj për kohën që më ka ikur kot. Zemra ime digjet flakë ndaj Zotit tim kam bërë mëkat, i mjeri unë asgjë nuk kam ditë Krijuesit tim s’ia kam pasë frikë. Dritën e kam ndërruar me terr jetën time e shëndërrova n’ferr, qetësi askund nuk gjeta dot sepse s’të njoha ty o Zot. Shehadetin asnjëherë nuk e kam thënë e sa namaze pa fal i kam lënë, e sa mëkate i kam vepruar nga Zoti im nuk jam turpëruar. Të falenderoj Ty o Zot që më udhëzove në këtë botë, veç për ty bëj ibadet që shpëtim të gjej në ahiret. O Allah, Mësiruesi im të lutem ma prano këtë pendim, veç nga Ti kërkoj shpëtim në ahiret të mo kem dënim. Vëllezër e motra muslimanë Të mos ju gjej vdekja pa iman, Për Allahun bëni ibadet Nëse doni vend në xhenet. Zejnepe Jakupi Ilustroi: Yll Lenjani 39