Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 38

Koha rrjedh Mbi qiejt pa kokë të indiferencës së kohës, shkruaj me gërma të trëndafilta kohën e ekzistencës sime aktuale. Nëntë e pesëdhjetë e gjashtë minuta po vete e pesëdhjetë e shtatë. Fillimi i një revolucioni shpirtëror, mbase është rilindja, mbase fundi im, rrjedha graduale e përditshmërisë sime. Piedestale frike më shoqërojnë si gardianë në një burg pa qeli, në një burg që të mbyt me hapësirën gjigande të tij. Buza ngec mbi një belbëzim:- Po ikën … Mundohem ta kap prej fustanit por ajo ka veshur pantallona. Dhjetë tingujt pa muzikë, sinfoninë e një ecje homazhi pa sy, por verbëria më duket sikur e kalon verbërinë e tij.Flatra, copëza të një skenari të thyer në brigjet e indetitetit tim. I mbledh. Përpara duarve formohet një shigjetë e ndërtuar përpara: dhjetë e gjashtë, E pashë, më buzëqeshi, iku, erdhi prapë. Jam duke lundruar shtatë liqenet e kohës sime. Shumë të ngjahmë jasht 38 ese zakonisht të ndryshëm. Metropole alatopike të krijuara nga shumëllojshmëri kohësh, nga kohërat e mija. Dhjetë e dhjetë një ankand kohësh. Koha po shet minutat e saj, xhepat e mi janë bosh. Nuk kam para të blej disa minuta. Ja në fund të tij gjeta një monedhë, me të cilin mund të blija një gjysëm minuti. Thirrje lënguese dëgjoja përpara këmbëve. Thirrje e një njeriu që kërkonte jetë, I nevojitej ajo gjysëm minute imja. Ja dhashë. U fundosa bashkë me rrezikun e tij. Ajo ikën… Rrobet e reja mu lagën nga ajo fundosje. Balta e rrjedhjes së kohës më ndoti këpucët. Shpejtësija e rrjedhjes së saj, më lustron prapë. Tani jam paralel me të, ja, ia kalova, jam në fillim. Më buzëqeshi me ironi, më talli, më tha:- Atë që e quajmë fillim, shepesh herë është edhe fund, të përfundosh diçka do të thotë ta fillosh. Me veten zvarrë shkova në fillim të startit… Nisu! Valmire Batatina