etikË
37
etikË
A ka moral pa fe?
Dilema se mund të ketë moral pa fe apo jo, është shfaqur moti, që nga formimi i shoqërisë njerëzore. Ajo dilemë ekzistonë edhe sot e kësaj dite, madje do të vazhdojë aq sa do të ekzistojë jeta në këtë botë. Nyja e problemit tim ndërlidhet ngushtë rreth përcaktimit të termeve( morale).
E“ fe” dhe dimensioneve të shtrirjes së tyre nga aspekti kohor e hapsinor dhe supstancës e bërthamës së tyre. Njerëzit sipas këndvështrimeve të tyre i përcaktojnë shtrirjet kuptimore të këtyre dy termeve. Disa prej tyre mendojnë se njeriu është kopetent dhe i aftë që t’ i përcaktoj parimet e përgjithshme të morait apo vlerave të miorfillta të cilat duhen të respektohen nga individi dhe shoqëria. Të tjerët, në anën tjetër, shprehin mendimin se vlerat e përgjithshme të etikës dhe të moralit duhet të kenë këtë burim dhe mbështetjen në fe, të përcaktuara nga Zoti, Krijues i njeriut.
Nëse mendohet se përcaktimi i vlerave univesale të moralit është e drejtë eskluzive e njeriut. Kjo fare nuk mund të qëndroj, sepse ai siç dihet është me prirje pozitive dhe negative të cilat ndërmjet veti janë në luftë sistematike. Prirjet pozitive të njeriut asnjëherë nuk mund t’ i mposhtin ato negativet nëse në krahun e tyre nuk sistemohet një forcë tjetër me burim të jashtëm. Kjo për arsye sepse prirjet negative të njeriut vazhdimisht ngacmohen nga epshet e shfrenuara të tij dhe nga dëshira që me çdo kusht t’ i realizoj synimet e tij të ulta, qofshin në dënimin e të tjerëve të cilat mund të kenë shtrirje individuale, klanore dhe grupore. Në raste të tilla bien poshtë vlerat morale të përcaktuara nga njeriu. Historia e njerëzimit është dëshmitarja e gjallë që pasqyron këto rrjedha negative gjatë proceseve historike.
Konfliktet e interesave sollën shfurjen fatale të këtyre vlerave morale të përcaktuara nga njeriu. Në të kundertën, nga këndvështrimi Kuranor nxirren të dhëna se, vlerat e moralit dhe parimet unversale domosdoshmërisht duhen të kenë mbështetje në fenë e përcaktuar nga Allahu. Kjo për faktin, sepse rrjedhë nga përcaktimi bazë i fesë, e cila nuk ka përplasje interesash në llogari të Zotit, siç ndodh kjo te njerëzit prandaj. Kjo provë e mjaftueshme që e dëshmon vetëm Ai që është kopetent, si dhe për vetveten e rezervon të drejtën e përcaktimit të vlerave të moralit të vlefshëm për të gjithë njerëzit, pa dallim në mes tyre, pa kufizime kohore dhe as hapsinore.
Në përmbullje të këtij vështrimi të shkurtër rreth kesaj teme mund të nxjerrë përfundimin se apsolutisht nuk mund të mendohet të ketë moral pa mbështetje në fenë Islame e përzgjedhur nga Allahu.
Shkurta Segashi
37