Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 36

cionuara, kështu që nuk mund të thuhet diçka më konkrete se cilës periudhë i përkasin. Qytetet bregdetare si, Dubrovniku, Tivari, Ulqini, Durrësi, Himarë, Vlora, e disa qytete të tjera të bregdetit grek, dhe te Italisë Jugore, që nga antika i takojmë si qendra tregtare. Ketë gjendje në shek XII e takon edhe gjeografi, historiani dhe hartografi i njohur mysliman nga Mesjeta El-Idrisi, i cili rrugën detare e tregtare e shënon përgjatë bregdetit Adriatik deri ne Trieste, pastaj bregdeti në Shqipërisë deri ne jug dhe bregdetin Grek. Idrizi dhe udhëpërshkruesi mysliman Ibn Havkani flasin për bujqësinë e zhvilluar dhe tregjet e vërshuara me zejtarët dhe artistët mysliman në Palermo dhe në qytete të tjera plot shkolla, biblioteka, dijetare etj... Edhe nëpërmjet lidhjeve ushtarake dhe politike është përhapur Islami në Ballkan, gjë që me anë të zhvillimit të hovshëm të Bashkësisë Islame rezultoi me zgjerimin të shpejt në të katër anët. Kështu që në vitin 634 filluan depërtimet e myslimaneve ne Perandorinë Bizantine. Në këtë kohë janë bërë përpjekjet për pushtimin e Kostandinopojës, të cilin e mbanin bizantinët. Disa dekada me vonë në vitin 717-718 nën udhëheqjen e komandantit Mesleme, u rrethua Kostandinopoja, mirëpo, për shkak të murit rrethues dështoi pushtimi, në këtë përpjekje u pushtua Gallata, ku myslimanët ndërtuan një xhami të quajtur ‘’Arap Camisi’’ (Xhamia e Arapit), që pas tërheqjes së myslimanëve ajo u shndërrua në kishë, mirëpo Mehmeti Fatihu II me rastin e pushtimit te Kostandinopojës ne vitin 1453 këtë objekt serish e ktheu në xhami. Sipas burimeve arabe, Meslemeja me ekspeditën e tij ushtarake, depërtoi deri në Edirne, apo Adrianopoje, Selanik dhe pikërisht ky depërtim i Meslemes, konsiderohet si kontakti i parë i ushtrisë myslimane me popujt ballkanik dhe mundësia e parë që Islami të ushtroj ndikim në viset ballkanike. Sipas disa të dhënave disa grupe sllave iu bashkuan myslimanëve kundër Bizantit. Ekziston një e dhënë frytdhënëse, se në pallatin e halifit Hakemi (791-822) kishte rreth 2000 gardianë me origjinë kroate, ky numër kaq i madh i të huajve brenda pallatit të halifit mysliman, flet mjaft për ndikimi e tyre nëpër vendet e veta pasi ata të kthehen në vendlindje. Rol të rëndësishëm në kontaktimin e pastaj edhe në përhapjen e Islamit në trojet iliro-shqiptare, kanë pas misionarë të ndryshëm dhe lëvizjet apo migrimet e njerëzve apo grupeve nga vendi në vend. Ka indikacione se tregtarët dhe pastaj më vonë udhëpërshkruesit Mullat (teologët) e mistikët që njëherësh kanë luajtur rolin e misionarit dhe predikuesit te besimit Islam, shumë herët i kanë vizituar viset tona bregdetare, pastaj luginat e lumenjve dhe qendrat tregtare madje edhe disa shekuj para ardhjes se Osmanlinjve ne trojet e Kosovës, 36 histori Shqipërisë, Bosnjës, përkatësisht në viset ballkanike. Ne ketë periudhe hasim edhe ekzistimin e vendbanimeve të para myslimane -ballkanike. Këtë e pohon edhe Fr.Raqki kur thotë se ne fund te sh.k..XI turqit i hasim te vendosur rreth liqenit të Ohrit. Njeri ndër thirrësit Islam Ebu Hamidi, në veprën e tij ‘’El-Muriban ba’di aja’bi El-Magrib” thotë se në Hungari ka takuar dy lloje myslimanësh, ata që publikisht janë të krishtere, kurse fshehtazi predikojnë Islamin, dhe ata që u shërbejnë te krishterëve vetëm në luftëra, kurse publikisht predikojnë Islamin. Orientuesit serb R.Bozhoviq pohon se depërtimet e fiseve te ndryshme si peqeneget, bashkordet, kapsaket, në Ballkan nga kufiri lindor edhe juglindor, janë lajmëtarët e parë të Islamit ne Ballkan. Prania e myslimaneve në brigjet e tokave iliro-shqiptare, prej fillimit te sh.k.IX dhe ne fillim te shek XI ka ndikuar edhe në huazimet gjuhësore arabe,si për shembull fjala anije rrjedh nga arabishtja, amin, axhami, adet, ahiret, akraba, asker, ashik, arap, amanet, hajvan etj... kanë prejardhjen nga arabishtja. Qarte fenomeni i Sari Salltekut është i mbuluar me mistere dhe është vështirë te ndahet çështja historike nga ajo mitologjike. Po ashtu kemi edhe disa vende si, varre, tyrbe në Kosovë e gjetiu që mbajnë emrin e Sari Salltekut në periferi të Pejës, në rrethinën e Gjakovës dhe të Prizrenit etj...ende nuk është e qartë se a është fjala për një njeri që, gjatë kohës së mistifikuar, apo për shumë misionarë të identifikuar me këtë emër, sidoqoftë, këta i përkasin periudhës para osmane. Punoi:Valon Idrizi