Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 35

histori
35

histori

ISLAMI NDËR SHQIPTARËT PARA PERANDORISË OSMANE

Falënderojmë Allahun e lartësuar, vetëm Atij i mbështetemi nga çdo e keqe që na rrethon, dërgojmë salavate për Muhammedin s. a. v. s. për familjen e tij për shokët e tij, dhe për të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tyre deri ne Ditën e Gjykimit. Kë e udhëzon Allahu s’ ka kush që e devijon dhe ke e humb Allahu s’ ka kush që e udhëzon, dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përpos Allahut që meriton të adhurohet, dhe dëshmoj se Muhammedi s. a. v. s. është robi dhe i dërguari i Tij. Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, që e bëri te mundshme të jemi pjesëtare te Fesë Islame, të vetmes fe të shpallur dhe të pranuar nga Allahu i Plotfuqishëm. Merita për hapjen e Islamit në trojet shqiptare kanë vëllezërit tanë arab e joarab që u bënë shkak për prurjen e fesë së Allahut të lartësuar para ardhjes se Perandorisë Osmane. Pra kjo Perandori po ashtu ishte shkak që solli fenë islame me kulturën, moralin dhe gjithçka që e përsosi islami. Le të përmendim disa të dhëna historike, të cilat kanë te bëjnë me ardhjen e Fesë Islame para Perandorisë Osmane në trevat tona shqiptare edhe më gjerë.
Edhe pse nuk ka ende te dhëna te sakta të cilat flasin për atë periudhë, por nga na tjetër kemi disa informacione historike që flasin për arritjen e Islamit në trevat tona dhe disa nga faktorët me kryesorë që njihen ishin: lidhjet tregtare-detare, lidhje ushtarake e diplomatike-politike, lëvizjet e misionarëve te ndryshëm etj.
Përmes lidhjeve tregtare detare, është mjaft indikativë zbulimi i monedhave arabe, në fshatin Potoci, Pjelo Polje te Mostari.
Kjo monedhë argjendi të shpije ne kohën e Mervanit II El- Himari( 744-750) dhe dëfton, se myslimanët e atëhershëm kanë zhvilluar jetë te gjallë me popujt e botes, siç ishye ajo me trevat iliro-shqiptare, pastaj me popujt sllavë etj. Kjo monedhë përmban ajete Kur’ anore. Kur është fjala për monedhat, duhet theksuar koleksionin e ruajtur te monedhave te vjetra arabe, te koleksionistit të Sarajevës Osman Asaf Sokoloviq, ku gjenden dhjetëra ekzemplare të monedhave arabe, por fatkeqësisht deri tani akoma të pa proven-

35