shkollore e deri te komentet politike. Rrjedhimisht, në një
pjesë të madhe të popullsisë, shfaqen hutesa e bllokime
të energjive, nga frika se përgjigjja në këto mostra, do të
shkaktonte rritje të konfliktualitetit brendakombëtar. Shqiptarët tashmë i kanë harruar, ose së paku shtiren se i kanë
harr¬u¬ar vuajtjet që u janë shkaktuar nga dy pushtime
italiane, nga pushtimi nazist gjerman, nga gjenocidi grek në
Çamëri, e ka shenja se po relativizohen edhe hidhërimet për
gjenocidin e fundit serb në Kosovë. Mbajtja e paragjykimit
për Turqinë si pushtuese, kur janë amnistuar pushtuesit më
të egër, nuk ka si të shpjegohet ndryshe veçse në kontekstin
e një strategjie anti islame, si ndër vetë shqiptarët që duan
të mbajnë idenë se identitetit i tyre kombëtar është vetëm i
krishterë, si nga të huajt që e stimulojnë këtë ideologji. Por,
kjo prirje po shkakton bllokimin e energjive, çoroditjen e dialogut të brend¬shëm dhe gjymtimin e identitetit shqiptar.6
Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu figurat e dijetarëve
shqiptarë në përhapjen e islamit dhe shkencës. Në veprën
e dalluar të tij “Himmetu-l-Himamm fi neshri-l-Islam”
[Përpjekja e trimave në përhapjen e Islamit] ,Sami Frashëri,
që në fillim shpjegon përmbajtjen e shkruar : Dije, Allahu
të shëroftë se në këtë traktat hulumtohet mënyra e përhapjes
së Islamit nëpër krahina,gjendja e popujve islamë,vendeve
në të cilat popujt e tyre herët a vonë e pranuna Islamin,e
dobia e tij është e qartë kurse domosdoshmëria për nivelin
e besimtarit është e dukshme” Pra shprehja e Samiut na jep
të kuptojmë zgjerimin e të mirës dhe mirëqenies që islami
sillte tek njerzit.7. Po ashtu Hoxhë Hasan Tahsini një ndër
dijetarët e mëdhenj i