Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 33

histori
33

histori

RRETH PËRHAPJES SË ISLAMIT NË TROJET SHQIPTARE GJATË SHEKULLIT XIX-të DHE XX-të

Dihet se kultura Osmane i la gjurmët e saj në shekujt e definimit të qartë të formësimit të kulturës shqiptare falë ndihmës së religjionit të pastër Islam. Ky religjion i mësoi shqiptarët me shumë gjëra të reja, si: mikpritja, bujaria, besa ose amaneti, veshja dhe kostumet, plisi i bardhë, kostumet e fustanellat me mëngë të gjata, bile edhe veshja etiko-morale e burrave dhe e grave. Dr. Truhelka thotë:“ Është mendim i gabuar se Islami është përhapur me dhunë. Ekzistojnë argumente të shumta, të cilat demantojnë këtë. Unë po përmend vetëm një, e ai është se: shek. XIX-të nuk do ta gjente asnjë kishë apo manastir në Ballkan sikur Islami të përhapej me dhunë shtetërore.” 1Giuseppe Valentini në vitet e Luftës së II-të Botërore, trajtimin e historisë fetare të shqiptarëve e gjeti krejt të pamjaftueshme. Sipas këtij albanologu të njohur, kishte shumë për të bërë në këtë fushë, duke filluar qysh nga grumbullimi i burimeve dokumentare, që i përkasin mesjetës dhe periudhës osmane, kryesisht në arkivat osmane dhe italiane, por edhe dokumente që gjendeshin në xhamitë dhe kishat e Shqipërisë. Principet metodologjike në studimin e përhapjes së Islamit gjatë sundimit osman janë aq të rëndësishme, sa po ti hedhësh një sy studimeve mbi këtë fenomen, të kryera nga historianë të vendeve të ndryshme të Ballkanit, por që ndanin të njëjtin sistem politik gjatë gjysmës së dytë të shek. XX-të, do të vërejmë se metodologjia marksiste që sundonte në studimet e tyre, e eliminoi tërësisht problemin e dallimeve nacionale. E thënë më shkoqur, mes Selami Pulahës( Shqipëri), Nedim Filipoviç-it( Bosnje) dhe Antonina Zhelyazkovës( Bullgari) nuk ka dallime thelbësore metodologjike, pasi, ndonëse i përkisnin nacionaliteteve të ndryshme, ata operuan me principet e metodologjisë marksiste. 2 Thomas W. Arnoldi thotë se feja e përbashkët nuk ka mundur të ndikojë në çështjen e gjak-marrjes ndërmjet fiseve arbanase. Madje deri në shek. XIX-të shumë fshatra e fise për shkaqe të vogla kanë ndërruar fenë. Disa fise të krishtera e kanë përqafuar Islamin, sepse popi, që atje punonte në shërbim shpirtëror, ka insistuar që në kohë të papërshtatshme, shumë herët të vijnë në lutje të përbashkët. Në kohët më të vonshme llogaritet se në Shqipëri ka një milion myslimanë, e të krishterë gjysmë, vetëm se ky numër nuk është aq i sigurt. E tërë Mirdita me fise është katolikë. Këta kanë kërkuar nga sulltani kushtin që asnjë myslimanë të mos guxoj të banojë në territorin e tyre, por ithtarë të këtyre dy religjioneve ka pothuajse në të gjitha fiset e tjera. Mund të thuhet se gati tërë Shqipëria e mesme është myslimane. Myslimanët në
Shqipërinë e veriut paraqesin 60 % të popullsisë të atjeshme. Sa i përket popullsisë së krishterë, me përqindje janë më shumë në Shqipërinë jugore, e sidomos në viset kufitare me Greqinë. 3Ndërsa nuk mund të lëmë pa përmendur rolin e Shqiptarëve myslimanë të cilët dhanë kontribut në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe punën që bënë për shtet-formim. Të gjitha xhamitë, të gjitha medresetë, të gjitha teqetë u kthyen në vatra të veprimtarëve e të luftëtarëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. 4 Më 1868 zuri të zgjerohej sistemi i vilajeteve, është afër mendsh, me rishikime dhe rregullime të shpeshta në vise të tjera të Perandorisë Osmane. Në fillim Kosova ishte e ndarë në dy vilajete, ndërkaq, me 1868, u formua vilajeti i ri i Prizrenit, i përbërë nga katër sanxhaqë: të vetë Prizrenit( një rajon i gjerë administrative që përfshinte tërë Kosovën, pastaj Tetovën, viset e Gucisë që tani gjenden në anën malazeze matanë kufirit shqiptaro-malazez), Dibrën, Shkupin dhe Nishin. Që atëherë kishte një numër të madh shqiptarësh edhe në popullatën e të dy sanxhaqeve të fundit, kështu që shqiptarët muslimaë ishin faktori më i fuqishëm i këtij vilajeti; mirëpo, në të ishte edhe një popullatë e madhe sllave-ortodokse. Administratorët osmanë zakonisht parapëlqenin të formonin njësi të përziera të këtij lloji duke synuar zvogëlimin e rreziqeve të formimit të shteteve kombëtare. Në periudhën 1866-69, osmanët shqyrtuan në mënyrë serioze mundësinë e formimit të një vilajeti unik“ shqiptar“, ku do të përfshihej tërë Shqipëria me Kosovën, pjesa më e madhe e Maqedonisë dhe një pjesë e Bullgarisë; qëllimi i kësaj ideje do të ishte pengimi i nacionalizmave sllave, kurse fakti se ky rajon do të mund të bashkonte pjesën më të madhe të popullatës shqiptare, nuk e shqetësonte pushtetin osman në atë periudhë. 5 në periudhën e vet të fundit, Perandorisë Osmane nuk i kishte mbetur as hija e një shteti që më parë rrezatonte kulturë, qytetërim e vlera të mëdha për njerëzimin. Ajo ishte përfshirë nga korrupsioni, nga injo ¬ ranca dhe nga miopia politike. Turqia e fundshekullit XIX dhe e dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX, faktikisht, ishte bërë protektorat i disa shteteve perëndimore, veçmas Rusisë, e cila kishte marrë të drejtat e përkujdesjes për ortodoksët dhe të Austro-Hungarisë, e cila kishte fituar të drejtat e protektoratit mbi katolikët e Ballkanit. Egë ¬ r ¬ s ¬ ia e ekspeditave pacifiste xhonturke kundër shqiptarëve kryengri ¬ t ¬ ës në vitet 1910-1912, u shëndërrua në armiqësi për gjeneratat që the ¬ m ¬ eluan shtetin dhe po ashtu la vragë të thella në kujtesën e njerëzve. Prej andej u bart edhe në arsim e në kulturë, duke gjene ¬ ruar për dhjetëvjeçarë të tërë armiqësi kundër Turqisë dhe veçmas kundër Islamit, e duke i mohuar të gjitha anët e mira që kishte sjellë për shqiptarët ajo bashkëjetesë e gjatë në Perandorinë Otomane. Sindroma antiturke ushqehet vazhdimisht nga propaganda e ashpër, e injektuar që nga programet

33