Prizreni dhe të vendoset imam në fshatin
Zotaj(Vojnovc).
Në vitin 1939 vendoset si imam në këte fshat. Me ardhjen e tij besimtarët u gëzuan sepse ju kishte ardhur
një hoxhë i pregaditur që pak me vonë do të pononte
edhe si imam në xhaminë e tyre. Nuk kaloi shume
kohë fshatarwt ndërtuan me kontributin e tyre një xhami shumë të bukur me kupollë dhe minare, dhe afër
saj edhe një mekteb, një shtëpi për banim, xhami e cila
egziston edhe sot e kësaj dite në fshatin Vojnovc.
Sipas rrëfimit të hoxhës donator kryesor për ndërtimin
e xhamisë, së bashku me mektebin dhe vendbanimit të
hoxhës ka qenë Ramadan Sylë Mehmeti, një besimtari
i devotshëm dhe mik i ngushtë i hoxhës.
Aktiviteti arsimor
Punës së mësimdhënësit mulla Veseli i hyri burrërisht
dhe me përgjegjësi të madhe.
Në vitin e parë shkollor në mekteb tuboi rreth 60 nxënës kryesisht meshkuj, kurse në vitin e dytë në mektebin e hoxhës mësuan 100 nxënës në vit.
Në fjalën përshëndetëse në hapjen solemne të mejtepit
fshatarëve të Vojnovcit ju drejtohet me një fjalim me
një kaside 56 vargjesh në frymën popullore.
Ky fjalim do të lexohet, mësohet e këndohet me rastin
e mbarimit të viteve shkollore.
Edhe pse mejtepi zyrtarisht ishte shkollë fetare në
gjuhën turke, falë përgatitjes që kishte hoxha mësimet
zhvilloheshin në gjuhën shqipe, përveç lëndëve fetare
32
personalitete
siç ishin:gjuha arabe e
perse, njëkohësisht zhvillohej
edhe gjuha turke, matematika, gjeografia,
historia dhe astronomia. Hoxha i nderuar përveç që
ishte i angazhuar për çështjen fetare ai nuk e la anash
as çështjen kombëtare. Kur e kërkoi nevoja u gjend
edhe në vijën e frontit siç ishte beteja në Tërnovc në
vitin 1944 ku u plagos dhe u tërhoq dhe u transferua
në Ferizaj ku u prit me nderime nga udhëheqësit e asaj
kohe.
Mulla Veseli ishte me të vërtetë një personalitet i
shquar i cili u mundua me të gjithë potencialin e tij që
t’i shërbejë vendit të tij dhe popullit, si në çështjen e
arsimimit ashtu edhe në çështjen kombëtare.
Edhe pse e emëruan mësimdhënës në medrese ai e
braktisi punën aty, për t’u kthyer në vendlindjen e tij
që aty ku e kërkon nevoja të japë kontributin e tij.
Falë punës së palodhshme të këtij hoxhe sot vazhdimisht përmendet vetëm për cilësi të mira.
Nuk kam çka të them tjetër vetëm që të na mundësoj
Allahu që ta ndjekim rrugën e këtyre hoxhallarëve siç
ishte mulla Veseli qe puna e tyre të na motivoj neve të
ecim përpara në misionin tonë.
E përmbylli këtë punim me një fjalë të hoxhës
”Njerëzit e paditur janë të vdekur edhe para vdekjes
së vërtetë, të diturit janë të gjallë edhe pse moti kanë
vdekur”.
Mithat Salihu