personalitete
31
personalitete
Mulla Vesel Guta
Mulla Vesel Guta ishte njëri prej atyre personaliteteve që me punën dhe aktivitetin e tij të palodhshme ka lënë ndikim të madh në historinë shqiptare. Të flasësh për këtë personalitet i cili ishte i angazhuar për çështjen fetare dhe kombëtare, sa është privilegj, po ashtu është edhe përgjegjësi. Privilegji qëndron në atë se është kënaqësi të lexosh për një personalitet, për të cilin kemi vetëm fjalë miradie dhe lëvdata, ndërsa përgjegjësia qëndron në atë se gjuha jonë është shumë e varfër që me fjalët tona ta përshkruajmë këtë hoxhë të mire i cili pritej me kënaqësi nga xhemati dhe të gjithë njerëzit e tjerë. Motivi që më shtyri për të shkruar për këtë hoxhë kaq të shqyar ështe pikërisht vlerësimi që i bëjnë nxënësit dhe xhematlinjtë e tij në takimet dhe bisedat që kemi me ta. Përkrahësit e tij vazhdimisht na këshillojnë që ne si hoxhollarë te rinjë ta kemi shembull hoxhën e nderuar i cili u mundua ta jep maksimumin që në mënyrën më të mire të mundshme t’ ju shërbejë xhematit të tij.
Jetëshkrimi i mulla Vesel Xheladin Gutës( 1905-1986)
Në trevat shqiptare vazhdimisht ka pasur indvidë që me punën e tyre janë munduar t’ i shërbejnë islamit, njëri prej atyre ishte edhe mulla Veseli. Hoxha i nderuar lindi në fshatin Zaskok të Ferizajit në vitin 1905 nga i ati Xheladini dhe e ëma Zetëhanja., në një familje fshatare por mjaft bujare. Mulla Veseli qysh në moshën e re kur pati nevojë më së shumti për përkëdheljen e prindërve mbeti pa përkujdejsen e tyre, mbeti jetim. Pasi që ishte i lindur nga një famile bujare që vazhdimisht kishin qenë të kyçur në aktivitetin e tyre për çështjet fetare dhe kombëtare, zbrazëtirën që kishte hoxha i nderuar ia plotësoi xhaxhai i tij i cili e mori në përkujdesje këtë djalosh të vogël jetim.
Arsimimi i mulla Veselit
Shkollimit të mulla Veselit axha i tij i kushtoj një rëndësi të madhe deri sa arriti t’ i përfundonte me plot sukses në vitin 1937-1938. Mësimet fillestare i morri në mektebin e fshatit në Zaskok ku mësimdhënës ishte mulla Shefki Pleshina i cili ishte i njohur për moralin e tij të lartë si dhe në personalitetin e tij ishte mbjell sakrifica për rrugën e drejtë islame. Sukseset që i tregoj në mektebin e fshatit do ta motivojnë edhe axhën e tij që të mos ia ndërprenë nipit të
tij mësimet. Axha i tij i kënaqur me mësimet e nipit do të shprehet kështu:” Tim nip do ta dërgoj edhe në Stamboll dhe nuk do të kursej asgjë për ta shkolluar”. Pasi e mbaroi mektebin në fshatin e tij, hoxha i nderuar ia mësyu që t’ i vazhdon mësimet në medresenë e Mehmet Pashës në Prizren në vitin 1925-1937, në këtë kohë punonin edhe dy medrese të tjera, ajo e Sinan Pashës dhe e Bajram Pashës, po ashtu ky qytet njihej edhe si qendër e kulturës dhe civilizimit islam në trojet shqiptare në atë kohë. Muderrizët kryesorë në medresenë në të cilën hoxha u shkollua ishin: Nusret efendiu, hfz Abdullah Talaku dhe Rrustem effendi Shporta. Mësuesi i hoxhës hfz Abdullahu meqë nuk e njihte gjuhën shqipe, e merrte me veti nxënësin e tij, Veselin që të ua shpjegonte pasojat, gjynahun, dëmin që e bëjnë ata të cilët shpërngulen duke i lënë shtëpitë e tyre, objektet fetare-xhamitë, pasi që hfz Abdullahu ishte i inkuadruar në iniciativën për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova. Veseli ska dyshim që motivin e tij që të formohej si personaliteti i shquar pikërisht do ta ketë edukatorin e tij hfz. Abdullahun. Regjistrimi në medrese nga ana a mulla Veselit ishte edhe një lehtësim sepse konvikti për nxënësit e medresesë ishte falas sepse hoxha u shkollua në një kohë të vështirë ku njerëzit u mundonin me të gjithë potencialin e tyre që ta sigurojnë kafshatën e gojës.
Aktiviteti politik
Siç potencon prof. Ahmet Sadriu në një studim të tij thotë: mulla Veseli meqë ishte njohës i shkëlqyeshëm i gjuhëve orientale, si arabishten, turqishten dhe persishten, arriti që të kalitet si njohës i thellë i kulturave dhe letërsive përkatëse.. Falë suksesit të treguar dhe talentit të rrallë, arriti ta përfundoj medresenë me sukses të shkëlqyer në medresenë me ndikim në trevat tona të Mehmet Pashës në vitin 1937-1938. Menjëherë pas mbarimit të medresesë falë sukseseve që i tregoi në atë medrese u emërua mësimdhënës në atë institucion arsimor. Pasi që në atë kohë kishte nevojë për mësues dhe për shkollimin e popullatës shqiptare, autoritetet e asaj kohe siç ishte: Iljaz Agushi, mulla Idriz Gjilani, Ismajl Gorani e sugjerojnë që të kthehej nga
31