Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 30

30 shkencë i gjirit të nënës mundë të mbrojë fëmijët nga sëmundjet kronike. Fëmijët e ushqyer me gji janë më pak të rrezikuar nga problemet me tensionin e lartë të gjakut, me nivelin e lartë të kolisterolit, mbipeshës dhe diabetit. Përmbajtja e pasur me vitamina është një faktor tjetër që e bën qumështin e nënës të domosdoshëm. Nga pikëpamja e vitaminave që përmbajnë, qumështi i nënës dhe qumështi i lopës janë mjaft të ndryshëm. Niveli i vitaminës A është i njëjtë, por niveli i vitaminave E, C dhe K është më i lartë në qumështin e nënës. Sasia e vitaminës D në qumështin e nënës është e mjaftueshme për nevojat e foshnjës. Këto janë disa përfundime që shkencëtarëve sidomos të atyre perëndimor, të cilëve u është dashur kohë e gjatë për të ardhur deri te ky përfundim pas kryerjes së një sërë eksperimentesh me shpenzime të mëdha. Ndërsa këtë Allahu e ka cekur në Kuran para 14 shekujsh, Allahu xh. sh që i lartësoi myslimanët me Islamin ua ka bërë të ditur nënave myslimane se si duhet të veprojnë me fëmijët e tyre. Allahu thotë në Kuran:“ Nënat ato që duan ta plotësojnë gji dhënie, janë të obliguara t’ u japin gji fëmijëve të vet dy vite të plota...” [ El-Bekare, 233 ] Si dhe ajeti tjetër:“ Ne e kemi udhëzuar njeriun sa i përket prindërve të tij. Bartja e tij i shkaktoi nënës së tij mund dhe pas dy vitesh ia ndau gjirin. Falëndero Mua dhe prindërit. Unë jam destinacioni yt final.” [ Llukman, 14 ] Urdhri është i qartë dhe është i njëjtë me atë që shkencëtarët kanë arritur ta thonë vetëm pak vite më parë. Por është për të ardhur keq pasi shumë nëna myslimane nuk i kanë lexuar këto ajete të Allahut xh. sh. por janë të ndikuar nga reklamat të cilat i interpretojnë pediatrit perëndimor duke kërkuar zgjidhje prej tyre, ndërsa vetë Pejgamberi a. s na ka porositur ne hadith ku thotë:
përmban ujë të mjaftueshëm edhe kur moti është i nxehtë, në të njëjtën kohë është zgjidhja numër një në ndalimin e dehidracionit. Si dhe karakteristikë tjetër interesante është se qumështi i nënës përmban më shumë laktozë se çdo qumësht tjetër, prandaj kjo është arsyeja se pse qumështi i nënës duhet të jetë në rend të parë para produkteve tjera qumështore apo ushqime tjera për fëmijë.
Fakt tjetër që qumështi i nënës është i rëndësishëm për jetën e foshnjës është se fëmijët të ushqyer me qumështin e nënës janë zhvilluar më shpejtë dhe janë ngritur në këmbë më herët se fëmijët e tjerë. Po ashtu tek këta fëmijë është parë në vitet e mëvonshme se niveli i IQ( testi i zgjuarsisë) është më i lartë. Në 5 % të fëmijëve të ushqyer me qumësht të nënës për 4-9 muaj, niveli i IQ ishte 130, ndërkohë që një nivel i tillë nuk është vërejtur te fëmijët e ushqyer me qumësht lope. Gjidhënia është e dobishme si për fëmijën po ashtu edhe për nënën. Fillimi i gjidhënies menjëherë pas lindjes rrit nivelin e sekretimit të hormonit OXY- TOCINE i cili bënë uterusin të tkurret, përshpejton mbledhjen e tij, lehtëson nxjerrjen e placentës dhe si rrjedhojë ul gjakderdhjen. Është konstatuar se në 200 vitet e fundit kanceri i gjirit është përhapur shumë dhe është virusi më i përhapur tek gratë në vendet e zhvilluara. Në perëndim çdo e 20-ta grua vdes nga kanceri i gjirit. Ndërsa tek nënat që praktikojnë gji dhënies, kanceri i gjirit dhe i vezorëve është më i rrallë. Një studim tjetër i bërë nga OBSH( Organizata e Kombeve të Bashkuara) thotë se ushqimi i vetëm me qumësht gjiri mundë të shpëtojë miliona jetë foshnjash në vit. OBSH rekomandon përdorimin e qumështit të gjirit si ushqim i vetëm deri në muajin e gjashtë të jetës së një fëmije. Sipas saj vazhdimi i mbajtjes së fëmijës në gji deri në moshën dy vjeçare, do të pakësojë vdekshmërinë foshnjore, të shkaktuar nga infeksioni dhe kequshqyerja në vendet në zhvillim. OBSH llogarit se 3 milion e gjysmë fëmijë vdesin çdo vit nga kequshqyerja. Sipas kësaj organizate, deri në një milion e gjysmë fëmijë mund të shpëtohen duke rritur metodën e ushqyerjes me gji. Maria Del Karmen Kazanovas punon në departamentin për Vlerat Ushqyese, Shëndetin dhe Zhvillimin pranë OBSH-së. Ajo thotë se qumështi i gjirit përmban vlera ushqyese, vitamina dhe minerale që nuk gjenden tjetërkund dhe këta përbërës përmirësojnë imunitetin kundër mjaftë infeksioneve dhe sëmundjeve. OBSH thotë se qumështi i nënës është më i miri në botë, si në vendet e varfra po ashtu edhe në ato të pasura. Studimet e reja thonë se qumështi

30 shkencë i gjirit të nënës mundë të mbrojë fëmijët nga sëmundjet kronike. Fëmijët e ushqyer me gji janë më pak të rrezikuar nga problemet me tensionin e lartë të gjakut, me nivelin e lartë të kolisterolit, mbipeshës dhe diabetit. Përmbajtja e pasur me vitamina është një faktor tjetër që e bën qumështin e nënës të domosdoshëm. Nga pikëpamja e vitaminave që përmbajnë, qumështi i nënës dhe qumështi i lopës janë mjaft të ndryshëm. Niveli i vitaminës A është i njëjtë, por niveli i vitaminave E, C dhe K është më i lartë në qumështin e nënës. Sasia e vitaminës D në qumështin e nënës është e mjaftueshme për nevojat e foshnjës. Këto janë disa përfundime që shkencëtarëve sidomos të atyre perëndimor, të cilëve u është dashur kohë e gjatë për të ardhur deri te ky përfundim pas kryerjes së një sërë eksperimentesh me shpenzime të mëdha. Ndërsa këtë Allahu e ka cekur në Kuran para 14 shekujsh, Allahu xh. sh që i lartësoi myslimanët me Islamin ua ka bërë të ditur nënave myslimane se si duhet të veprojnë me fëmijët e tyre. Allahu thotë në Kuran:“ Nënat ato që duan ta plotësojnë gji dhënie, janë të obliguara t’ u japin gji fëmijëve të vet dy vite të plota...” [ El-Bekare, 233 ] Si dhe ajeti tjetër:“ Ne e kemi udhëzuar njeriun sa i përket prindërve të tij. Bartja e tij i shkaktoi nënës së tij mund dhe pas dy vitesh ia ndau gjirin. Falëndero Mua dhe prindërit. Unë jam destinacioni yt final.” [ Llukman, 14 ] Urdhri është i qartë dhe është i njëjtë me atë që shkencëtarët kanë arritur ta thonë vetëm pak vite më parë. Por është për të ardhur keq pasi shumë nëna myslimane nuk i kanë lexuar këto ajete të Allahut xh. sh. por janë të ndikuar nga reklamat të cilat i interpretojnë pediatrit perëndimor duke kërkuar zgjidhje prej tyre, ndërsa vetë Pejgamberi a. s na ka porositur ne hadith ku thotë:

“ Për fëmijën nuk ka qumësht më të mirë se ai i nënës së tij”
Hisen Ceka