Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 29

Gjidhënia shkencë Sot e më tepër po vërtetohet në mënyrë shkencore se krejt ajo çka na ka ardhur nga Kurani dhe sunneti i Muhammedit a.s është një e vërtet absolute se Allahu i Plotfuqishëm ekziston dhe se Muhammedi a.s është i dërguari i Tij. Nëse ndalemi dhe i analizojmë ajetet dhe hadithet e Muhammedit a.s do të shohim se të gjitha ajetet dhe hadithet na japin një mesazh i cili sikur na thotë : Ja o njerëz urdhëroni dhe hulumtoni të gjitha këto fjalë që po ja u themi se a janë fjalë të vërteta hyjnore apo janë vetëm fjalë të një njeriut të rëndomtë. Një ndër rendësit shkencore që janë zbuluar tash e që Kurani famëlartë i ka cekur para 14 shekujsh është edhe rëndësia e qumështit të nënës i cili ndikon te foshnja. Allahu xh.sh kur e përmend qumështin e nënës në Kuran, Ai e obligon me gjidhënie të fëmijës deri në moshën dy vjeçare : “Nënat ato që duan ta plotësojnë gjidhënien, janë të obliguara t’u japin gji fëmijëve të vet dy vite të plota...” [El-Bekare, 233] Ndërsa një studim i cili është bërë kohëve të fundit nga disa nga organizatat më të mëdha botërorë si: UNICEF, WHO, AAFP(American Academy of Family Physician) etj. kanë rekomanduar që gjidhënia duhet të jetë e vazhdueshme gjatë 6 muajt e parë të foshnjës së lindur. Nga lindja deri në muajin e 6-të dieta e fëmijës duhet të përmbajë 100% qumësht nëne, duke përjashtuar të gjitha substancat tjera si ujë apo lëngje ose vitamina të ndryshme. Ndërsa nga muaji i 6-të e deri në muajin e 12-të, 50% duhet të jetë qumësht nëne dhe 50% ushqim i rekomanduar nga mjeku. Nga muaji i 12-të e deri në muajin e 24-të, qumështi i nënës duhet të përbëjë 33% të dietës së fëmijës. Të gjitha këto shifra të rekomanduara nga këto organizata botërore që i përmendëm më lartë na japin të kuptojmë se gji dhënia te fëmijët duhet të zgjas deri në moshën dy vjeçare dhe se ushqimet shtesë duhet të jenë pas muajit të gjashtë dhe jo që në muajin e dytë apo të tretë ashtu siç po ndodh sot. Padyshim se ligjet të cilat na kanë ardhur nga Allahu xh.sh ne duhet t’u bindemi këtyre ligjeve, pasi Allahu na ka krijuar neve dhe Ai e din se çka është më e mira për ne. Është Allahu xh.sh Ai i cili para 14 shekujsh na porositi që nënat duhet të ju japin gji fëmijëve deri në moshën dy vjeçare. Sipas organizatave botërore që i përmendëm më lart konkludojmë se qumështi i nënës ka veçori imunitare dhe e mbron fëmijën nga infeksionet e ndryshme, prandaj është quajtur ndryshe edhe si “vaksina e parë për bebet”. Qumështi i nënës përmban ushqimin e nevojshëm për 6-të muajt e parë dhe njëkohësisht i bënë fëmijët rezistues ndaj infeksioneve të ndryshme si : Diarea, Otitis, Media(infeksion i veshit) etj. Qumështi i nënës 29