28 fikh
fare? A bën martesa me jomyslimane-besimtare? A duhet të punoi femra jashtë shtëpisë? A te dalë në shoqëri? A duhet të jetë e arsimuar? Si të vishet? Islami është rend serioz. Pejgamberi a. s ka thënë;” Pushoni herë pas here zemrat tuaja”, kurse vetë më së shumti ishte me fytyrë të buzëqeshur. Me seriozitet nënkuptohet të qasurit gjërave dhe problemeve mirë dhe në mënyrë dinjitoze. Admirim serioz, simpati, serioze, dashuri serioze. Kur’ ani rrëfen rastin e vajzës së Shuajbit a. s të cilës i kishte pëlqyer Musai dhe e cila këtë e pranoi me një modesti serioze para të atit:” O im at, tha njëra prej tyre merre këtë në shërbim në pagë. Është më i miri prej atyre që ke pas në shërbim, i fortë dhe i besueshëm.” Këtë shembull, Kurani e shënon në mënyrë që ta pranojnë njerëzit. Kurani nuk i gjykon fjalët e vajzës së Shuajbit a. s e cila nuk e fshehu simpatinë e saj ndaj Musait. Kurani, para së gjithash i përmend si mostër sepse, shprehin natyrën dhe qëllimin e mirë në pajtim me atë natyrë. Qëndrimi i mëtejshëm Kuranor, tejet i rëndësishëm në pikëpamje të martesës, është;” Mos u martoni me politeiste derisa të bëhen besimtare. Nuk ka dyshim se robëresha besimtare është më e mirë se politeistja edhe sikur t’ u pëlqejë ajo”. Sepse pëlqimi del nga epshi. Ai s’ është rezultati ndjenjave më të larta njerëzore. Ndërkaq, bukuria e zemrës, është diç shumë më e mirë dhe më e afërt me natyrën njerëzore. Fjala është për dy rrugë, të cilat dallohen plotësisht mes vete dhe atyre rrugëve të orientuara ndryshëm, s’ mund të shkohet bashkërisht. Rruga që e ndjekin jobesimtarët të shpie në xhehenem dhe puna e tyre në këtë botë është adekuate e punës qe ndjekin punë qe iu shpërblehet vetëm në këtë botë. Në anën tjetër, rruga e besimtarëve është rruga e cila shpie tek Allahu, e Allahu thërret në xhenet dhe ofron falje. Sa i përket ehlul kitabit muslimanit i lejohet ta marr krishterën apo hebrejen. Mirëpo myslimania mund të martohet vetëm për mysliman. Arsyet për pikëpamjen e këtillë janë të shumta. Ku sipas rregullit gruaja vjen ne shtëpi të burrit, në vendin e tij, ndër farefisin e tij. Po të martohet me jomysliman, ajo aty do të hasë në shumë gjëra që janë jo islame; alkooli, mishi i derrit, veshja, traditat e ndryshme, që në mënyrë të pashmangshme ndikon në sjelljen e saj, dhe e zvogëlon, nëse jo edhe e heq, mundësinë që të sillet në mënyrë islame. Mirëpo, arsyet praktike dhe ky akt lejues-martesën e myslimanit me pjesëtaren e ehlul kitabit e bënë jo popullarizuese dhe gati të parealizueshme. Nga qëndrimi i Omer iben Hatabit ku ai e urrente që myslimani të martohet me një vajzë nga ehli kitabi me qëllim që myslimania të mos jetë e lënë pas dore. Sa janë me vend dhe çfarë vlere kanë kushtet që mjerisht janë primare me rastin e zgjedhjes së bashkëshortit te një numri më i madh i rinisë së sotme, e kryesisht duken kështu
28 fikh
: të jetë i gjatë, zeshkan, të ketë vetulla të dendura, të ketë gjendje të mirë materiale, të ketë së paku banesë me dy dhoma dhe automobil, të mos jetoj me prindërit, të mos jetë në provincë, përkatësisht të jetë bionde mesatarisht e gjatë, të mos jetë më e rënd se … të jetë simpatike, e mirëmbajtur, inteligjente? Kurani në këtë përgjigjet:” Më i miri tek Allahu është ai që është më i devotshmi”, kurse Muhamedi a. s thotë;” Femrën e martojnë katër gjëra: pasuria, prejardhja, bukuria dhe feja e vërtetë. Përpiqu ta marrësh atë që ka fe-do ti kesh të gjitha”. Më tej Pejgamberi a. s thotë:” Kush martohet me një femër për shkak të pasurisë dhe bukurisë, do të mbetet edhe pa pasurin e saj edhe pa bukurinë e saj, kurse kush martohet me femrën për shkak të devotshmërisë së saj, Allahu do ti shtojë edhe bukurinë edhe pasurinë.” Pra vetëm jeta e pastër dhe e ndërgjegjshme para martesës mund të shpie në lumturi të plotë, në afrim dhe besnikëri të vërtetë në martesë, pa dyshime dhe drojë që mund të lejë gjurmë të pashlyeshme në raportet e burrit dhe gruas, edhe më tepër në pasardhësit, të cilët tërë jetën i mbajnë pa faj pasojat e pamaturisë dhe mendjelehtësisë së prindërve nga rinia e tyre. Nga arsyet medicinale duhet seriozisht të tërhiqet vërejtja në rrezikun e martesës me farefisin e afërt në lidhje gjaku ku këtë Allahu na e ka ndaluar me ajetet e sures E-Nisa ajeti i 23. Pastaj shtrohet pyetja a të punojë femra jashtë shtëpisë. Islami nuk ia ndalon femrës punën jashtë shtëpisë, por atë e pranon si domosdoshmëri. Islami nuk përfill që femra ta harxhoj forcën në diç që nuk i shkon përshtati, puna përjashta shtëpisë, po qe se është e domosdoshme, duhet të jetë në pëlqim me natyrën komplete të femrës. Të kërkuarit e diturisë është detyrë e myslimanit dhe myslimanes. Duhet të arsimohen në mënyrë të barabartë edhe meshkujt edhe femrat. Mirëpo, së pari femra duhet të mësojë atë që është më se e nevojshme në ngritjen e familjes. Niveli i arsimimit s’ guxon të jetë shkak për mospërfilljen e bashkëshortit dhe grindjeve në martesë. Pastaj një nga pengesat më të mëdha me rastin e zgjedhjes së bashkëshortit shpesh është problemi i prindërve, kryesisht vjehrrit dhe vjehrrës. Kjo është vetëm për arsye se nuk ekziston besimi i fortë dhe objektiviteti, sepse çdo vajzë ia dëshiron të mirën prindërve të vet, e përse këtë të mos ua dëshirojë edhe prindërve të burrit të saj dhe anasjelltas. Mos vallë prindërit e burrit nuk meritojë kujdes, vallë, edhe ata a nuk janë prindër? Vajza s’ mund të jetë objekt tregtie e pazarllëku, siç është rasti te disa vende te ne ku. Islami i ka dhënë liri që ta refuzon ose pranon ofertën për martesë, mirëpo, çdo gjë duhet të jetë e bazuar në pastërtinë morale duke mos qenë e detyruar nga të tjerët. Pra të jemi të qëndrueshëm, islami le të na jetë rrugë e jetës, kurse Allahu dhe kënaqësia e Tij është caku përfundimtar.
Jehona Ismajli, 2011