Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 27

fikh rritje e bashkëjetesës së çifteve të pamartuara që jetojnë bashkë dhe ky veprim bëhet që të arrihet një martesë e suksesshme mirëpo ndodh e kundërta, me rritjen e rasteve të bashkëjetesës është rritur edhe numri i shkurorëzimeve. Sot Britania e ka shkallën më të lartë të shkurorëzimeve në Bashkimin Evropian. Në vitin 1983 kishte mbi 147000 shkurorëzime. Deri në vitin 1994 ky numër është rritur në 165000. Në SH.B.A shkalla e shkurorëzimeve është rritur prej 708 000 në vitin 1970 duke shkuar në1 milion 175 mijë në vitin 1990. Tabelat e numrit të shkurorëzimeve nuk paraqesin dhimbjet e atyre prindërve që janë shkurorëzuar, apo të fëmijëve të tyre, bota e të cilëve është përmbysur. Numri i martesave në Britani është zvogëluar dhe prej këtyre martesave 1\3 përfundon me divorc, ndërsa shkaku kryesor i divorcit është tradhtia.Dhe ky është rezultati i bashkëjetesës e cila po bëhet edhe tek ne sot në vendin tonë””” ku edhe ne Kosovë është rritur numri i shkurorëzimeve sidomos në periudhën e pasluftës ku çiftet emitojnë vendet e perëndimit, gjegjësisht çiftet atje, ku edhe këta bëjnë bashkëjetesë në mes vete ku edhe këtu si rezultat i kësaj është shtuar numri i bashkëjetesave dhe rritur numri i shkurorëzimeve ku sipas statistikave shkaku kryesor me përqindje më të madhe është tradhtia. Ndërsa rezultati i martesës është tjetër çiftet në martesë kultivojnë dashurinë e tyre dhe nuk e shpenzojnë dhe si rezultat i kësaj në Islam martesa është themeluar në besimin në Allahun,sepse dashuria që i lidh dy bashkëshort lind nga dashuria ndaj Zotit,dhe dashuria e tillë nuk pakësohet,por vetëm shtohet. Bashkësia e myslimanëve është bashkësi e njerëzve të lirë,në të cilën janë të lirë edhe mashkulli edhe femra, mirëpo domethënia e lirisë në bashkësinë e myslimanëve është diç më e ndryshme se domethënia e kësaj fjale në Lindje e Perëndim. Në bashkësinë e myslimanëve besohet,apo ashtu do të duhej të ishte,në Allah,dhe vetëm Atij i bëhet nënshtrim, e nuk adhurohet as pasuria,as pozita,as pushteti,as epshi,as gruaja,as njeriu,e as që u robërohet atyre. Femra dhe mashkulli janë robër të Allahut dhe të dy në krahasim me këdo qoftë tjetër janë të lirë. Kur njeriu në mënyrë të mirëfilltë i robërohet Allahut,çdo forcë në tokë bëhet e parëndësishme,çdo autoritet dhe pozitë tjetër janë të pakrahasueshme me këtë,posa të besojë, njeriu bëhet i lirë, sepse, me Allahun është, i fortë, i pasur e i pavarur nga çdo gjë tjetër, nuk i frikësohet vdekjes, varfërisë dhe tiranisë,nuk e shqetëson as e tashmja as e ardhmja. Lidhshmëria me Allahun, ia jep femrës dinjitetin e saj njerëzor dhe pavarësinë e saj të vërtet nga të gjitha forcat në jetë. Me fe {besim}femra bëhet e vetëdijshme se është qenie njerëzore me natyrën e saj të drejtuar kah Krijuesi. Ajo më nuk është më pjesë e kujtdo qoftë, nuk është qenie e mangët njerëzore, siç i është mveshur. Femra e cila këtë e kupton,me të vërtet mund ta kryej misionin e saj në jetë. Në çka atëherë femra duhet të barazohet me mashkullin? Vetëm individi i lirë mund të zgjedhë, kështu pra, mund të zgjedhë edhe bashkëshortin, në çka kanë të drejt të barabartë edhe mashkulli edhe femra. Kjo mundësi e zgjedhjes i shton ca pyetje tjera:A të bëhet zgjedhja e pastaj ashikërimi, apo e kundërta?Atë mos bëhet ashikërimi 27