Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 26

Martesa Duke e parë shumë aktuale dhe problematike temën në lidhje me martesën gjatë kësaj periudhe, shohim se martesa në ditët e sotme nuk e ka pozitën e viteve të kaluara. Martesa në vitet e kaluara gjegjësisht në periudhën e arritjes së shpalljes së Muhamedit a.s i dha vend të merituar martesës dhe femrës e cila ishte objekt keqtrajtimi dhe shitblerjeje e njerëzve injorant. Ajo keqtrajtohej në mënyra të ndryshme. Mirëpo me ardhjen e Islamit asaj statusi i ndryshoi ku iu dha vendi dhe respekti i merituar si krijesë e Allahut xh.sh, me zbritjen e Kuranit si ligji i Zotit u ndaluan martesat të cilat ishin prezent në atë kohë. Nuk ekzistonin më shumë lloje martesa, por ekzistonte vetëm një martesë, e cila i jepte vendin e merituar dy palëve, femrës nga një anë e cila keqtrajtohej deri atëherë dhe mashkullit nga ana tjetër. Që nga momenti i shpalljes martesa ndryshoi, hyri në fuqi ligji i Allahut, duke u bërë martesa me propozimin e mashkullit dhe me pranimin e femrës, bëhej kontrata e lidhjes martesore në mes dy palëve, k