Gjurmëve
të të Dashurit tonë
Ndjeja një zbrazëti të madhe në vete dhe pa
reshtur kërkojë plotësimin e saj.
Herë e kërkoja në mesin e shoqërisë, e asaj shoqërie
pothuajse të degjeneruar dhe që kishte marrë hapa të
mëdhenjve drejt te jetuarit të jetës sipas modelit evropian. Nuk e gjeta dhe mbeti zbrazëtirë...
E herë-herë e kërkoja në thëniet e fjalëve të urta të
prijësve të popullit, të cilët kishin lënë gjurmë në kohë.
Mirëpo, sikur këto gjurmë nuk arrinin ta mbulonin atë
që unë ndjeja dhe prapë...
Prapë zbrazëti...!
Kërkova edhe më tej në kohë dhe hapësirë duke kaluar
në kërkim tek veprat filozofëve të cilët lanë gjurmë dhe
gjurmë të cilat ndjekin dhe veprojnë sipas tyre edhe sot
kategori e grupe shoqërore. Mirëpo, sikur mungonte
diçka prapë dhe prapë nuk mund të gjeja zgjidhje që në
veten time ta mbuloja atë zbrazëti.
Kërkova, kërkova dhe prapë kërkova, por nuk e gjeta
dhe mbeti...
Mbeti zbrazëti...
U zhgënjeva nga kërkimet e mia, sepse nuk e gjeta.
Me që s’po mund ta gjej, destinacioni im i fundit për
kërkim më mbetet vetja ime. Do të provoj të kërkoj
brenda për brenda natyrshmërisë time. U mbylla në
vetmi, u izolova për disa kohë dhe këtë u injorova, por
si duket kësaj here ia vlejti se kësaj here pothuajse arrita
dhe atë zbrazëti gati e mbulova. Kësaj here i thirra vetes
më zëshëm se kurrë, kësaj here hyra në konkurrencë
me unin tim o të arrinimin të mbulonim këtë zbrazëti
o të mbesim gjithmonë në luftë ai dhe unë. U lodha,
u pikëllova, u dëshpërova, e zbrazëtia rritej dhe më
shumë. I rashë tokës më këmbë që të shprehja mllefin
nga dështimin i përpjekjeve të mia, por prapë kot.
Dhe diçka më ngriu gjaku nëpër vena, më rrodhën lot
të ngrohta faqeve kur papritmas në kujtesën time të
ndryshkur diçka shpërtheu e u shpalos nga pluhuri që e
kishte mbuluar. Ai pluhur i kah moçëm ishte pakujdesia
ime që më pruri në këtë gjendje e cila më bëri të kërkoj
e të kërkoj për të gjetur jashtë vetes sime atë që gjendej
brenda saj. Në kujtesën time të ndryshkur kishin
mbetur disa fjalë hyjnore. Fjalë të arta të mëshiruesit
I Cili në natyrshmërinë e pastër që më krijoi, bëri të
më ruhen këto fjalë:”Juve ju erdhi i dërguari nga lloji
juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është
lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndejshëm dhe i
mëshirshëm për besimtarët.”(Et-Teube:128)
Zbrazëtinë që ndjeja arrita ta mbuloj në udhëz imin e
Atij që më krijoj dhe duke ecur gjurmëve të të dashurit
tonë.
Duke ecur gjurmëve të tij, mësova se dashu
22
këshillë
ria e ka burimin nga vet ai, njeriu më i dashur në botë.
Për herë të parë ndjeva se zemra më ishte pushtuar nga
dashuria për Allahun dhe të dërguarin e Tij. E këtë e
mësova nga ai, të cilin nuk pata fatin ta takoj, por pata
fatin gjurmëve të tij të shkoj. Mësova të jem e moralshme nga njeriu i cili është dërguar për ti rregulluar
moral tona. Mësova të jem ambicioze në ndjekjen e
diturisë nga njeriu i cili nuk diti shkrim dhe lexim, por
ishte ai i cili e shuajt flakën e injorancës me flakën e
diturisë. Mësova të jem e suksesshme nga njeriu më i
suksesshëm i cili ndryshoi rrjedhat e mbarë njerëzimit.
Mësova të mos jetoj vetëm për vete, e këtë e mësova
pikërisht nga ai i cili jetoj dhe sakrifikoj që unë sot të
jem themeli i shoqërisë e të mos varrosem e gjallë ditën
e mia të fëmijërisë,
Mësova të jetoj sikur do të vdes nesër e të punoj sikur
s’do të vdes kurrë. Mësova se unë kam shumë vlera dhe
se formimi i një shoqërie të shëndoshë është në duart e
mija. Por së pari që të jem vet e formuar duke ecur gjurmëve të tij po mësoj me shpresë se do të vjen dita kur të
dërguarin e Allahut do ta takoj e të jem në mesin e atyre
për të cilët ditën e gjykimit ai do të ndërmjetësoj.
Halime Hasani