Pse?
këshillë
të pendohem
Kjo është pyetje që dëgjohet shpesh. Gruaja e zbuluar
pyet: “ Pse të pendohem?! Jam e bukur, pse të bmulohem?” I riu thotë: “ kënaqësinë e gjej te cigarja, pse
ta lë atë? Kënaqem kur shikoj televizor, si ta braksitsë
atë? Unë nuk dua detyrime dhe përkufizime. Nuk
pranoj të detyrohem me orarin e kohëve të namazit?!
Vallë, a nuk duhet njeriu të bëj atë që e bënë të lumtur? Mua më lumturon ajo që ju e quani mëkat dhe
nuk e pranoj këtë emërtim. Atëherë, pse të pendohem?
Për cfarë të pendohem?!
Atëherë me lejen e Allahut do t’i përgjigjemi këtyre
pyetjeve duke u munduar të kuptuojmë pesë çshtjet
bazë të cilat janë:
1. Duhet të pendohemi, sepse pendimi na udhëzon në rrugën e drejtë.
Allahu i lartësuar thotë: “Unë nuk i krijova xhinët
dhe njerëzit pos që të mëadhurojnë” (Dharijat 56) Jo
që të mëkatoj, jo qe të luaj, e aq më tepër të ndjekë
epshet e as që të shumohem, asesi! Por gjithsesi “Që
ta adhurojmë”. Mëkatari nuk është adhurues. Atëherë,
kur i themi pendohu kjo nënkupton kthehu tek vetvetja, tek ajo për të cilën je krijuar, sepse vetëm këtu
ke dobi, mirësi, përfitim, leverdi etj.
2. Duhet të pendohemi, sepse tregojmë bindje
dhe degjueshmëri ndaj urdhërit të Allahut.
Allahu është Ai që thotë: “Të gjithë ju o besimtarë,
kthehuni tek Allahu të penduar që të arrini shpëtimin”!
(Nur 31) Në një ajet tjetër Allahu i lartësuar thotë: “ O
ju, që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim
të sinqert”.(Tahrim 8) Kjo do të thotë besnikëri. Është
urdhër nga Allahu, Sunduesi, Mbikqyrsi mbi gjithcka,
Zotëruesi i gjtihë pushtetit. Duhet t’i përulemi dhe t’i
bindemi urdhërave të Allahut. Të pendohemi vetëm që
ta adhurojme duke rrespktuar Atë.
3. Duhet të pendohemi, për të ikur nga
padrjetësia drejt shpëtimit.
Allahu Fuqiplotë thotë: “Ata që nuk pendohen, janë
vërtetë keqbërës”. (Huxhurat 11) Vëlla dhe ti motër
muslimane ki parasysh se padrejtësia kulmore është
largimi yt prej teubes, kështu ta kundërshtosh Zotin
tënd, duke vazhduar me të kaluarën në epshe dhe
shfrenim. E gjithë kjo është humbje për ty.
4. Duhet të pendohemi, për të kërkuar lumturinë.
Shumë prej gabimtarëve jetojnë në një lumturine
iluzionare, të zbehte dhe të përkohëshme. Në realitet
ajo nuk është lumturi. Po të shohësh një njeri që
kërkon shije te dheu ashtu si te ushqimi dhe te ëlmbëlsirat, a nuk do të gjykosh se ka shqisa të sëmura?
Ai që e ha dheun, kënaqët me të, ky është epshi i tij.
Padyshim një gjë e shumtuar, sëmundjet që kërkojnë
shërim. Ka njerëz që kënaqen me mëkatet, kështu e
ndjejnë ata. Jo asesi, mëkati nuk është i lezeçshëm
! Jo se mëkatet janë shumë të këndshme por relateti
është se zemra është e prishur. Ky njeri ka nevojë për
riparimin e zemrës. Ai i ngjanë lëkur regjësit i cili
nuk ndjenë erën e keqe brenda në unishte por vetëm
kur delë prej saj. Ne i themi atij largohu nga mëkatet
pendohu te Allahu i lartësuar, se atëherë do të ndjeshë
të keqën që veproje! Sa shumë gjynahqarë kanë thënë:
Sa i ndryrë isha! Sa i keq! Sa i humbur! Sa i pakujdeshmës isha! Tani ai e di dhe është i bindur pasi e
vërejti, u largua pasi u pendua. Është e rëndesishme të
kujtojmë disa opinoine të penduarve.
Ata janë shprehur kështu;
”Po qaj me mallë për kohën e kaluar pa dashurinë për
Allahun dhe të Dërguarin e Tij, për ditët e kaluara
largë Allahut”.
”Isha i vdekur dhe Allahu më ringjalli dhe kjo është
dhuratë prej Tij”.
”Kam dalë nga jeta e prishur dhe e shfrenuar në jetën
e vetme ku e ndjeva dhe e përjetova sigurinë, qetësinë,
stabilitetin”.
”Kam arritur me bindje të prerë në rezultatin se, nuk
ka përmirësim në tokë, nuk ka qetësi për njerëzimin,
nuk ka rehati për njeriun, nuk ka ngritje pasuri, pastërti e bereqet vetëm atëhere kur njerëzimi të kthehet tek
Allahu”.
Sot pyes vallë, si do ta kisha takuar Allahun po të mos
më kishte udhëzuar Ai?! Mendja filloji të mendoj,
zemra të rrah, gjymtyrët të thërrasin: ”vrite shejtanin,
peshin!” Jeta filloi të ndryshoj, pamja ime ndryshoi.
Fillova të ecja drejt rrugës së mirësisë. Lus Allahun ta
përmirësoj përfundimin tim!
Të rinjve muslimanë po i drejtohem me këto fjalë:
Asesi nuk mund ta gjeni lumturinë në drogë, alkoool,
shfrenime dhe gjëra ti tilla të ngjashme të cilat janë të
dëmshme për shoqërinë. Kënaqësinë mund ta shijonni
vetëm në udhëzim, pendim, duke i shërbuer fesë së
Allahut, duke urdhëruar në të mirë dhe duke ndaluar
nga e keqja. O rini, gjeneratë e tërë, islamit kthehu, e
ardhmja e lulëzuar do të jesh, rini e dashur! Kthehu
tek Allahu Ai gëzohet kur ti pendohesh, kurse ti do të
jesh i lumtur.Vallë kush është më i gëzuar, Ai që ka në
zemër ka pasurinë e kësaj bote apo ai që ka në zemër
Allahun dhe gjuha e tij nuk resht së përmenduri duke
thënë: Allahu im, Zoti im, Krijuesi im, Frunizuesi im,
Sunduesi im.I lumtur është vetëm ai që e rrespektonë
Allahun.
5. Duhet të pendohemi sepse, kështu ikim nga
dënimi, vetmia dhe izolimi.
Allahu thotë: ”Andaj, ikni e mbështetuni tek Allahu,
unë prej tij jam një qortues i hapët.” ( Dharijat 50)
Pa dyshim që ne me pendim afrohemi për te Allahu
duke u larguar nga epshi, largohemi nga mëkatet,
nga shejtani, nga shpirti i prirë për të ke