Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 20

Falënderojë Allahun e Lartësuar, dërgoj salavate për Muhammedin s. a. v. s. dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë traditën e tij deri në Ditën e Fundit. Kë e udhëzon Allahu s’ ka kush e devijon, e kë e humb Allahu nga rruga e drejt s’ ka kush e udhëzon, dëshmoj se s’ ka te adhuruar tjetër përveç Allahut i cili është i Vetëm dhe i Pashoq, dhe dëshmoj se Muhammedi s. a. v. s. është robi dhe i dërguari i Tij. Në vazhdim, të nderuar lexues, do t’ i cekim disa hadithe te sakta, të cilat flasin rreth vlerës se leximit te Kuranit. Në librin e njohur të Imam Neveviut, i titulluar‘’ Rijadus-Salihin’’, në kapitullin mbi vlerën e leximit te Kuranit, faqe 184, hadithi me nr. 989, ku transmetohet se;‘’ Ebu Umamete r. a. thotë se e kam dëgjuar Pejgamberin s. a. v. s. duke thëne; Lexojeni Kuranin, sepse vërtet ai do te ndërmjetësojë për te zotët e vet ne Ditën e Gjykimit’’.( Tr. Muslimi) Duke u bazuar nga ky hadithe, dhe nga te ngjashmit si ky, ne duhet te shpejtojmë për në lexim të Kuranit, sepse na ka garantuar Pejgamberi s. a. v. s. se ne Ditën e Gjykimit do të ndërmjetësoj për ne Kurani, atë ditë kur rrallë kush do ta meriton atë ndërmjetim. Hadithi tjetër, po aty, me nr. 991, transmeton;’‘ Uthman ibnu Affan r. a. thotë se Pejgamberi s. a. v. s. ka thëne; Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve.’’( Tr. Tirmidhiu) Në një hadith tjetër, në të njëjtin libër dhe në të njëjtin kapitull, me nr. 996, transmeton;’’ Berra bin Azib r. anhuma thotë; Ishte një njeri që po e lexonte suren el-Kehf, pran tij ishte një kalë i lidhur me litar, për një moment zbriti një re dhe fillon ti ofrohet, ndërsa kali filloj te ikën prej saj, e pasi që agoi, erdhi njeriu te hadith
20

Kuranit

Vlera e leximit të

Pejgamberi s. a. v. s. dhe i tregoi për atë që kishte ndodhur, ndërsa Pejgamberi s. a. v. s. i tha; Kjo është mëshirë, ka zbritur për hir të Kuranit.’’( Muttefekun alejh) Vëllezër e motra, nga këto çka i cekëm më sipër po kuptojmë se këto hadithe tregojnë mëshirën e Allahut që zbret mbi ata që lexojnë Kuran, andaj ku ka më mirë se sa kur të kaplon mëshira e Allahut, dhe te falen gjynahet e kaluara, Allahu na e mundësoftë të njëjtën gjë. Në një hadith tjetër, te i njëjti kapitull, me nr. 1004, faqe 186, transmetohet se;’’ Berra bin Azib r. anhuma thotë; E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut s. a. v. s. duke lexuar në namazin e jacisë“ Ve ttini ve zbejtuni...”, un nuk kam dëgjuar zë më të mirë se sa zëri i Pejgamberit s. a. v. s.( Muttefekun alejh) Lexues të nderuar, sipas hadithit që e cekëm së fundi, kuptojmë se atyre që Allahu ua ka dhuruar zërin e bukur, ata janë që në një formë i ngjasoj edhe vet Pejgamberit s. a. v. s. sepse edhe vet i Dërguari i Allahut s. a. v. s. e ka hijeshuar zërin e tij duke kënduar Kuran. Ne hadithin me nr. 1021, faqe 188, gjendet një hadith ku në të cilin transmetohet;’’ Ebu Hurejre r. a. thotë se Pejgamberi s. a. v. s. ka thënë; Ata njerëz që tubohen ne njërën prej shtëpive të Allahut, që ta lexojnë Kuranin dhe ta studiojnë atë mes veti, do tu vij atyre paqja e plotë nga Allahu, dhe do t’ i mbuloj mëshira e Tij, dhe Melaiket do të kujdesen për sigurimin e tyre dhe Allahu i lavderon.’’( Tr. Muslimi) Lexues te nderuar, vëllezër dhe motra, u mundova qe me an te perkujtimit te ketyre haditheve, ne deshëm që tua zbusim zemrat juve, dhe tu nxisim juve dhe veten tonë për ne lexim të Kuranit, sepse Allahu dhe i Dërguari i Tij s. a. v. s. na kan garantuar dhe na kan premtuar mirësi të shumta ne këtë botë, dhe në ahiret inshAllah to të jemi prej të shpëtuarve.
Valon Idrizi

20