etikë
19
etikë
Me tu shpallur ajeti i mësipërm Pejgamberi a. s ju tha myslimanëve:“ Besimtari për besimtarin është si materiali i një ndërtese komponentët e të cilës mbajnë njëra tjetrën“. Ne duhet që ta pastrojmë zemrën nga urrejtja dhe zilia për njëri-tjetrin, këtë tokë do ta trashëgojmë vetëm atëherë kur të jemi të lidhur me njëri-tjetrin.
Kur myslimanët migruan prej Mekës në qytetin e Medinës, banorët e Medinës i pritën si vëllezër banorët e Mekës. Ata u vëllazëruan me njëri-tjetrin dhe të gjithë pasurinë e ndanë përgjysmë. Sad ibn Muadhi kur e mori për vëlla Abdurrahman ibn Aufin e dërgoi te shtëpia e tij, të gjitha parat që i posedonte i solli para tij dhe i tha: Kjo është pasuria ime gjysma është e jotja e gjysma e imja, këto janë rrobat e mia gjysmat janë të tuat e gjysmat të miat, kjo është shtëpia ime gjysma është e jotja e gjysma e imja. Subhanallah çfarë vëllazërie mes këtyre dy sahabëve të nderuar, po ku jemi ne në krahasim me sahabët, dallimi ynë me brezin sahabëve është se edhe ata si ne kanë ngrënë e kanë pirë, por dallimi kryesor është se ata ajetet dhe hadithet e të Dërguarit me t’ i dëgjuar i zbatonin në praktikë.
Duhet që të distancohemi nga urrejtja ndaj njëri-tjetrit ngase kjo nuk na bën dobi, edhe nëse një vëlla mysliman na ka bërë një të keqe të mundohemi t’ ia falim. Omeri r. a thotë:“ Nëse një vëlla mysliman të hyn në hak, gjej shtatëdhjetë arsye që ta justifikosh për aktin që e bëri, nëse nuk gjen asnjë arsye thuaj: Jam vetë fajtor për këtë që e bëri”:. Nëse je në konflikt me dikë dhe ka kohë që nuk flitni, nisu që nga ky qastë ose në mundësinë e parë që të jepet shko dhe fol me të, për çfarë do të keqe që të ka bërë fale atë dhe mos mbaj inat sepse në çastin që i sheh Zoti zemrat tona të pastra na mëshiron dhe na ndihmon.
Dashuria për hir të Allahut ka shpërblim shumë të madh, gjithashtu nëpërmjet saj arrihet ëmbëlsia e besimit. Dashuria është ndjenjë e lartë, dhe para së gjithash paraqet bazën pas të cilës qëndron një miqësi apo lidhje e suksesshme. Kur kjo dashuri është për hire të Allahut edhe shoqëria në përgjithësi korrën të mirat e kësaj miqësie.
Thotë Allahu xh. sh‘’ Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin e japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’ i mëshirojë Allahu, Allahu është ngadhënjyes i urtë.( Teube 71).
Ta duam njëri tjetrin sinqerisht, dhe t’ i urojmë më të mirën për njëri tjetrin. Në një hadith tjetër Pejgamberi a. s. thotë:‘’ Njerëzit më me vlerë tek Allahu janë njerëzit, që nuk janë as profet e as dëshmor, por vetë profetët dhe dëshmorët ua kanë zilinë, dhe ata kanë në pozitë të lartë tek Allahu”. Atëherë shokët iu drejtuan Pejgamberit a. s. Na trego pra kush janë ata njerëz, Pejgamberi a. s. u përgjigj:“ Janë ata persona që janë dashur vetëm për hir të Allahut. Fytyrat e atyre do të ndriçojnë, ata nuk ndjenjë frikë kur të tjerët e ndjejnë, për ata nuk ka pikëllim, mërzitje, e pakënaqësi”. Pastaj e lexoj ajetin kur’ anor:’‘ Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut nuk kanë frikë e as kurrfarë brengosje.’’( Junus 62) Dhe në fund e lusim All-llahun xh. sh që të na i zbutë zemrat tona t’ i pastroj ato dhe ta mbrojë umetin e Muhamedit a. s. nga çdo e keqe që i vjen nga armiqtë e Islamit.
Hisen Ceka
19