Allahut
Dashuria për hir të
“S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër pra bëni
pajtim mes vëllezërve tuaj dhe kini frikë Allahun që të
jeni të mëshiruar” [El - Huxhurat , 10].
Nga vetë ajeti që e cekëm pak më lart, mund ta kuptojmë edhe esencën e kësaj teme për të cilën vendosa
të shkruaj.
Kemi shumë ajete dhe shumë hadithe që na porosit si
All-llahu xh.sh ashtu edhe Pejgamberi a.s që të jemi të
lidhur me njëri tjetrin dhe ta duam pa asnjë inters njëri
tjetrin.
Shpesh herë më ndodh që të kujtoj për myslimanët
anë e kënd botës , vallë pse nuk janë të lidhur me njëri
tjetrin kur dihet mirë se Islami na porosit një gjë të
tillë. I dashuri i Allahut thotë në një hadith: “Pasha
atë në dorën e të Cilit është shpirti im nuk do të hyni
në xhenet derisa nuk besoni, e nuk do të besoni derisa
nuk duheni mes vete. A t’ju tregoj një gjë , të cilën
18
etikë
nëse e veproni , do të duheni mes vete: Përhapeni
selamin mes jush”.(Muslimi).
Vallë sot myslimanët pse nuk i ndajnë problemet mes
tyre? A i ndjen myslimani perëndimor vuajtjet dhe
problemet e myslimanit lindor? Vallë a na qanë syri
dhe a na dhembë zemra kur shohim për çdo ditë myslimanë të vrarë në Palestinë dhe në Irak?
Të dashur vëllezër dhe motra, ne jemi një umet dhe i
përkasim një feje, për këtë arsye nuk kemi pse ta urrejmë njëri tjetrin , nuk kemi pse të mbajmë inat me
njëri tjetrin.
Nëse urrejtja dhe inati ekziston ndërmjet nesh atëherë
deri kur vallë do të vazhdojë kjo gjendje.
Me qëllim që të rimëkëmbemi dhe të zgjohemi sërish nga ky gjumë I rëndë që na ka kapluar me shekuj
duhet ta forcojmë vëllazërinë mes nesh.
Na duhet ta ndryshojmë këtë gjendje që na ka kapluar.
Mos të harrojmë se All-llahu na porosit që ta duam
njëri tjetrin , All-llahu xh.sh thotë në Kur’an: “S’ka
dyshim se besimtarët janë vëllezër…”. A thua vallë ku
është kjo vëllazëri që na porosit All-llahu që ta kemi
ndërmjet vete.