Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.9 | Page 17

Kuranit kuran Mrekullia e I gjithë Kur’ani, me suret e tij, ajetet dhe fjalët e tij, është Fjalë e Allahut të Lartësuar, me të cilin Ai ka folur dhe ia ka bërë të dëgjueshme të Dërguarit të Tij, Xhibrilit (alejhis selam). Ndërsa Xhibrili zbriti me të dhe ia komunikoi atë Pejgamberit tonë. (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ashtu siç e dëgjoi. Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj (O Muhamed!): Atë (Kuranin) e zbriti Shpirti i Shenjtë (Xhibrili) nga Zoti yt, me të Vërtetën.” [En Nahl: 102]. Dhe thotë: “Vërtet që ai (Kurani) është Shpallje e Zotit të botëve. Me të cilin zbriti Shpirti besnik (xhibrili). Në zemrën tënde (O Muhamed!), me qëllim që ti të jesh prej këshilluesëve. [Esh-Shuara:192-194]. Ndërsa Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e komunikoi atë ashtu siç iu shpall atij, pa fshehur nga ai asnjë germë. Dhe pas tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), shokët e tij ia komunikuan atë popullit musliman, pa fshehur asnjë germë nga ai. Ai gjendet në duart e njerëzve sot, i shkruar në Mus’haf dhe i ruajtur në gjokset dhe në mendjet e besimtarve. Allahu i Madhëruar është zotuar për ruajtjen e tij, kështu që askush nuk mund të ndryshojë gjë prej tij. Për këtë Allahu i Mdhëruar thotë: “Ne e kemi zbritur Kur’anin dhe ne e ruajmë atë nga ndryshimet”(El-Hixhr, ajeti 9). Ndërsa Pejgamberi a.s. ka thënë: ”Më të ndershmit e Um- metit tim, janë bartësit (hafëzat) e Kur’anit”. Kur’ani i adresohet Allahut të Lartësuar si atribut i Tij dhe jo si krijim i Tij. Kështu besojnë pasuesit e Sunetit dhe të Xhematit, dhe kjo është ajo për të cilën dëshmojnë argumentet Hyjnore dhe logjike. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk ka pejgamber prej pejgamberëve që të mos i jenë dhënë gjëra (mrekullira) që njerëzit të besonin, ndërsa ajo që më ë