Hadith
Intervistë
Shkencë
Histori
Familja
MENDJA E HAPUR E ISLAMIT
Ajo që i lejoi muslimanët të krijojnë
një kulturë shkencore kaq të përparuar rridhte nga karakteristikat e
botëkuptimit islam. Njëri prej tyre,
siç kemi vërejtur më lart, ishte motivi i të mësuarit mbi gjithësinë dhe
natyrën sipas parimeve kuranore.
Një tjetër ishte edhe mendja e hapur.
Urtësia kuranore dhe mësimet profetike u jepnin muslimanëve një vështrim global ndaj botës dhe i bënin që
t’i kapërcejnë barrierat kulturore. Në
Kuran, Zoti shpall:
O njerëz! Ne ju krijuam prej një
mashkulli e një femre dhe ju ndamë
në popuj e fise që të njihni njëri-tjetrin...” {EL-HUXHURAT : 13}
Urtësi
Këshilla
Ky varg nxit marrëdhëniet kulturore
mes kombeve dhe bashkësive të ndryshme. Në një varg tjetër të Kuranit
thuhet se “lindja e perëndimi i përkasin vetëm Allahut”
(EL-BEKARE:115), prandaj muslimanët duhet ta shohin botën me një
vizion universal.
Thëniet e Profetit, gjithashtu, e
mbështesin këtë vizion. Në një hadith
shumë të njohur, Profeti u thotë muslimanëve se “dituria është si pasuria
e humbur e muslimanit; ai e merr atë
kudo që e gjen”. Kjo do të thotë se
muslimanët duhet të jenë shumë pragmatistë e mendjehapur në përshtatjen
dhe përdorimin e arritjeve kulturore
e shkencore të jomuslimanëve. Edhe
jomuslimanët janë, gjithashtu, krijesa
të Zotit, megjithëse disa prej tyre
mund të mos e pranojnë këtë.
Në ngritjen e shkencës islame, roli
i kësaj mendjeje të hapur ka qenë
shumë i qartë. Xhon Espozito, profesor në universitetin e Xhorxhtaunit,
një ndër ekspertët perëndimorë të
Islamit, bën komentin e mëposhtëm:
Zanafilla e qytetërimit islam ishte
09
Etikë
RILIDNJA SHKENCORE E
LINDJES SË MESME
Kur Profeti Muhamed (a.s.) filloi
të predikonte Islamin, arabët ishin
një bashkësi fisesh të paditur e plot
bestytni. Por, falë dritës së shpalljes
hyjnore, ata shpëtuan nga bestytnitë
dhe nisën të ndjekin udhën e arsyes.
Si rezultat, një nga zhvillimet më
mahnitëse në historinë botërore ndodhi në disa dhjetra vjet pas ardhjes së
fesë Islame, e cila lindi në qytezën e
vogël të Medines për t’u shpërndarë
nga Afrika në Azinë qendrore. Arabët,
që më parë nuk mund të qeverisnin në
harmoni as edhe një qytet të vetëm,
u bënë qeverisës të një perandorie
botërore. Një nga tiparet më të rëndësishme të kësaj qeverisjeje ishte se
ajo siguroi bazën për një zhvillim
shkencor të paparë më parë në histori.
Në një kohë kur Europa përjetonte
errësirën mesjetare, bota islame krijoi
trashëgiminë më të madhe të dijes
shkencore që kishte njohur historia
deri në atë kohë. Shkencat e mjekësisë, gjeometrisë, algjebrës, astronomisë dhe madje sociologjisë u zhvilluan sistematikisht për herë të parë.
Qendrat e mëdha të mësimit fetar
ishin, njëkohësisht, qendra të dijes e
të zhvillimit shkencor. Qendra të tilla
zyrtare filluan të hapen gjatë kohës
së abasidëve (750-1258 e.s.), kur u
ngritën mijëra shkolla. Në shekullin
e dhjetë në Bagdad kishte më shumë
se 300 shkolla. Aleksandria e shekullit të katërmbëdhjetë kishte 12,000
studentë. Në shekullin e dhjetë u
zhvillua në Bagdad koncepti formal
“medrese” (apo ndryshe- shkollë).
Medreseja kishte një kurrikulum dhe
mësues që punonin me kohë të plotë
e të pjesshme. Prej andej u zhvilluan
libraritë (mektebet) dhe u përfituan
librat e huaj. Dy nga libraritë më të
famshme ishin Bejtu’l-Hikme në
Bagdad (rreth vitit 820) dhe Daru’lilm në Kairo (rreth vitit 998). Univer-
sitete si El-Ez’heri (969 e.s.) u ngritën
shumë kohë përpara atyre në Europë.
Bota islame ngriti universitetet dhe
madje spitalet e para në botë.
Poezi
rritja e ndikimit të Islamit në histori
solli, në të njëjtën kohë, edhe zhvillimin e njohurive shkencore.
Kuriozitete
Zgjimi Islam