Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.8 | Page 10

Hadith me të vërtetë një përpjekje bashkëpunuese që mishëroi mësimet dhe urtësinë e shumë kulturave dhe gjuhëve. Në administrimin e qeverisjes, të krishterët e çifutët që kishin qenë boshti intelektual dhe burokratik i perandorisë bizantine, morën pjesë në proces njëlloj si muslimanët. Kjo përpjekje ishte e dukshme në Shtëpinë e Diturisë të Kalifit el-Memun, (i cili sundoi në vitet 813-833) dhe në qendrën e përkthimit që kryesohej nga dijetari i njohur Hunejn ibn Isak, një i krishterë nestorian. Kjo periudhë përkthimi dhe përthithjeje u ndoq nga një krijimtari intelektuale dhe artistike nga ana e muslimanëve, të cilët pushuan së qeni çirakë dhe u bënë mjeshtra, në procesin e prodhimit të qytetërimit islam, të mbizotëruar nga gjuha arabe dhe nga këndvështrimi i Islamit për jetën... Kontribute madhështore u dhanë në shumë fusha: letërsi e filozofi, algjebër e gjeometri, shkencë e mjekësi, art e arkitekturë... Qendra të mëdha urbane kulturore në Kordovë, Bagdad, Kairo, Nishapur e Palermo u shfaqën dhe eklipsuan Europën e krishterë, të mbetur në baltën e Mesjetës. Sipas njërit nga studiuesit e mëdhenj muslimanë të kohës sonë, Sejid Husejn Nasr, shkenca islame ishte “e para shkencë e një natyre vërtet ndërkombëtare në historinë njerëzore.” Duhet të kemi parasysh se muslimanët nuk mishëruan kulturat e tjera, por zhvilluan një kulturë të tyren. Disa komentues e lënë pas dore këtë të vërtetë dhe përpiqen ta lidhin zhvillimin shkencor të muslimanëve me ndikimin e Greqisë së Lashtë dhe Lindjes së Largët, por burimi i vërtetë i shkencës islame ishte eksperimentimi dhe vëzhgimet e shkencëtarëve muslimanë. Në librin e tij “The Middle East” (Lindja e Mesme), profesori Bernard Ljuis, një ekspert me famë në historinë e Lindjes së Mesme, shpjegon si më poshtë: Arritja e shkencës islame të Mesjetës nuk është e kufizuar në ruajtjen e mësimit grek, as në mishërimin e elementeve nga Lindja e Largët. Kjo trashëgimi që përcollën shkencëtarët muslimanë të Mesjetës ishte pasuruar pafundësisht nga përpjekjet dhe kontributi i tyre. Shkenca greke, në tërësi, mbeti teorike. Shkenca mesjetare e Lindjes së Mesme ishte praktike dhe në fusha të tilla si mjekësia, kimia, astronomia dhe agronomia, trashëgimia klasike u qartësua dhe u plotësua nga eksperimentet dhe vëzhgimet e shkencëtarëve mesjetarë të Lindjes së Mesme. Sikurse theksohet nga perëndimorët, kultura e përparuar shkencore e botës islame i hapi rrugën Rilindjes Europiane. Shkencëtarët muslimanë 10 Intervistë Shkencë Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete Zgjimi Islam vepruan duke e ditur se hulumtimi i krijimit hyjnor ishte një rrugë, nëpërmjet së cilës ata do të mund të njihnin fuqinë e Zotit. Espozito thekson se “shkencëtarët muslimanë, që ishin shpesh edhe filozofë të mistikës e shihnin gjithësinë fizike si një manifestim të pranisë së Zotit, Krijuesit dhe burimit të njëshmërisë dhe harmonisë në natyrë.” Me ndjekjen e këtyre gjurmëve dhe me grumbullimin e dijes në botën perëndimore, filloi përparimi i Perëndimit. PREJARDHJA TEISTE E SHKENCËS PERËNDIMORE Europa mesjetare qeverisej nga regjimi dogmatik i Kishës Katolike, e cila i kundërvihej lirisë së mendimit dhe ushtronte trysni mbi shkencëtarët. Njerëzit mund të dënoheshin nga Inkuizicioni thjesht për arsye se bartnin besime e ide të ndryshme. Librat e tyre digjeshin dhe ata vetë ekzekutoheshin. Trysnia mbi kërkimin shkencor në Mesjetë përshkruhet shpesh në librat e historisë, por disa e interpretojnë gjendjen në mënyrë të gabuar dhe pretendojnë se shkencëtarët që iu kundërvunë Kishës ishin kundër fesë. E vërteta është pikërisht e kundërta. Shkencëtarët i kundërviheshin fanatizmit të Kishës, por ata ishin besimtarë. Ata nuk ishin kundër fesë, por kundër klerit të ashpër të asaj kohe. Për shembull, astronomi i famshëm Galileo, që Kisha deshi ta dënonte për arsye se pretendonte që toka rrotullohej, ka thënë: “I kushtoj falenderime të pafund Zotit që u tregua kaq bujar, sa të më bëjë mua të parin vëzhgues të mrekullive që kishin mbetur të fshehura në shekujt e mëparshëm.” Shkencëtarë të tjerë që themeluan shkencën bashkëkohore shprehnin besim të gjithë. Kepleri, i njohur si themeluesi i astronomisë bashkëkohore, u tha atyre që e pyetën se pse e lodhte veten me shkencën: Kisha për qëllim të bëhesha teolog... por tani unë e shoh se Zoti, në përpjekjet e mia, është i lëvduar edhe në astronomi, sepse ‘qiejt shpallin lavdinë e Zotit’. Kurse Njutoni, një ndër shkencëtarët më të mëdhenj në histori, sqaroi arsyet që qëndronin pas zellit të tij për punën shkencore duke thënë: “Ai (Zoti) është i përjetshëm dhe i pafund, i gjithëpushtetshëm dhe i gjithëditur; pra, vazhdimësia e Tij mbërrin nga përjetësia në përjetësi; prania e Tij, nga pafundësia në pafundësi; Ai sundon gjithçka dhe di gjithçka që është ose që mund të bëhet... Ne e njohim atë vetëm nga krijimi plot urtësi e madhështi i sendeve... Ne e nderojmë dhe e adhurojmë