Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.8 | Page 11

Zgjimi Islam Atë si robër të Tij...” PËRFUNDIM Zoti krijoi mbarë gjithësinë dhe i gjithë krijimi i tregon njeriut shenjat e Zotit. Shkenca është një mënyrë për të hulumtuar çfarë është krijuar, kështu që konflikti mes fesë dhe shkencës- me kushtin që feja të jetë e orientuar vetëm nga shpallja hyjnore- është jashtë diskutimit. Përkundrazi, historia tregon se teizmi, jo ateizmi, ka qenë motivi kryesor për zhvillimin shkencor. Dy arritjet më të mëdha në historinë botërore- arritjet shkencore të muslimanëve gjatë Mesjetës dhe hapi i madh shkencor në kohën e sotme- i kanë rrënjët te besimi në Zot. Për më tepër, këta të fundit huazuan shumë nga dija, metoda dhe vizioni i të parëve. Urtësia e Kuranit ndriçoi fillimisht botën islame dhe më pas përhapi dritë edhe në Europën jomuslimane. Nëse diçka shkoi keq në botën islame, kjo ndodhi, sepse muslimanët nuk vazhduan të ndjekin me përpikmëri sinqeritetin, urtësinë dhe pastërtinë e mësimeve hyjnore të Kuranit. Shkenca do të kthehet në origjinën e saj autentike dhe të vërtetë: kërkim për një zbulim dhe përkufizim të planifikimit dhe harmonisë madhështore në botën natyrore, e cila është vepër e krijimit të Zotit.
Marrë nga: Harun Yahya Përzgjodhi: Valmire Batatina
Hadith Intervistë Shkencë

Mrekullia e Krijuesit- Agjërimi i pinguinëve

Pinguini është lloj shpendi detar, i cili jeton në vende të ftohta. Në tërë botën ekzistojnë shtatëmbëdhjetë lloje të këtyre shpendëve. Vetëm një lloj banon në territorin e polit të Veriut, ndërsa llojet e tjera janë të shpërndara përgjatë hemisferës jugore, në Australi, Afrikë dhe Amerikë. Ky lloj tërësisht dallon për mënyrën e vendosjes së vezëve. Me ardhjen e pranverës, ata në grupe kthehen në vendlindje në polin e Veriut, duke kaluar me mijëra milje përderisa nuk arrijnë në destinacionin e dëshiruar dhe në lokacionin e përshtatshëm për reproduktim. Posa arrijnë aty, menjëherë fillojnë ndërtimin e çerdheve të tyre larg pjesëve shkëmbore. Pas tre javësh nga ardhja, ata përfundojnë ndërtimin e çerdheve si dhe procesin e lindjes. Femrat bëjnë dy vezë të bardha me nuanca të kaltra. Meshkujt marrin detyrën e vendosjes në vezë, në vend të femrave pinguin e cila është e preokupuar me kërkimin e ushqimit në ujëra të thellë detar. Në anën tjetër mashkulli agjëron dy javë përderisa të vegjlit nuk rriten. Kur kjo ndodh, mashkulli me shpejtësi të madhe vërsulet në det për të pirë ujë dhe për tu ushqyer me furnizim të Allahut. Ky me gëzim konsumon ushqimin përderisa femra pinguin( tani nënë) kthehet për të ushqyer pinguinët e vegjël. Përkundër të gjithë llojeve të pinguinëve, ekziston një lloj i quajtur“ Imperator” i cili nuk ndërton çerdhe për fëmijë. Ky lloj kalon dimrin në zonat e akullta të Veriut kur i bën vezët, por jo në borë, por në këmbët e pasme. Ndonjëherë mashkulli pinguin( babai) e liron nënën nga detyra dhe duke agjëruar mbesin gjatë tërë dimrit. Me ardhjen e pranverës, akulli shkrihet, zogjtë e vegjël lindin. Në këtë lloj agjërimi fshehtësia qëndron në atë që vezëve të pinguinit u nevojitet një shkallë e caktuar e ftohtësisë. Praktikisht, kur pinguinët e vegjël rriten, fillojnë të agjërojnë, duke abstenuar nga ushqimi përderisa puplat e tyre nuk mbijnë, dhe trupi mbulohet me pupla të reja. Në këtë moment, ata vërsulen në ujë duke përfunduar agjërimin e tyre. Edhe pinguinët e vjetër gjithashtu agjërojnë. Agjërimi i tyre ndodh kur ndërrojnë puplat e vjetra me të reja të dendura dhe të shndritshme. Atëherë me gëzim hidhen në det, sikur imitojnë njerëzit që veshin petkat e reja për Bajram i cili vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit. Por, mund të themi se edhe njerëzit imitojnë këto krijesa të bukura. Më mirë të themi, ky është ligj i dukshëm në krijesat e Allahut, ndërsa Ai është Krijuesi më i bukur dhe më madhështor.“ I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!”( El- Mu’ minun, 14) Prim. Dr. Med. Sc. Ali Iljazi Përzgjodhi: Valter Nasufi
Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete
11