Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.8 | Page 8

Hadith Intervistë Shkencë Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete

Islami Origjina e shkencës bashkëkohore

Katërmbëdhjetë shekuj më parë, Zoti zbriti Kuranin si një udhëzues për mbarë njerëzimin. Në atë kohë, shoqëria arabe ishte në një gjendje shthurjeje, kaosi e injorance të plotë. Arabët ishin një popull barbar. Ata adhuronin idhuj që i përgatisnin vetë, besonin se lufta e gjakderdhja ishin të virtytshme dhe ishin të aftë të vrisnin edhe fëmijët e tyre. Ata ishin shumë pak të interesuar në çështje të dijes; të mos flasim pastaj për këndvështrim shkencor të botës e të natyrës. Megjithatë, nëpërmjet Islamit, ata mësuan të jenë të njerëzishëm e të qytetëruar. Jo vetëm arabët, por të gjitha bashkësitë që pranuan Islamin, u larguan prej territ të kohëve të padijes dhe u ndriçuan me urtësinë hyjnore të Kuranit. Ndër aftësitë që Kurani i solli njerëzimit ishte të menduarit shkencor.
NXITJE PËR HULUMTIM SHKEN- COR, E SHPALLUR NË KURAN Zanafilla e mendimit shkencor është ndjenja e kureshtjes. Duke qenë se njerëzit janë kureshtarë të dinë se si funksionon natyra, ata hulumtojnë dhe interesohen për shkencën. Mirëpo shumicës së njerëzve u mungon një kureshtje e tillë. Për ta, nuk kanë rëndësi të fshehtat e gjithësisë dhe natyrës, por përfitimet dhe kënaqësitë e vogla në këtë botë. Në bashkësi të tilla ku njerëzit mendojnë në këtë mënyrë, shoqëria nuk ecën përpara. Aty mbizotëron prapambetja dhe padija. Bashkësia arabe para zbritjes së Kuranit i përkiste këtij lloji, por vargjet e Kuranit u bënë thirrje arabëve dhe mbarë njerëzimit të mendojnë, të hulumtojnë, të përdorin mendjen, ndoshta, për herë të parë në jetën
08 e tyre. Në shumë ajete të Kuranit, njerëzve u mësohet të marrin në shqyrtim natyrën dhe të mësojnë prej saj, pasi ata mund ta njohin Zotin vetëm pasi të kenë shqyrtuar krijimin e Tij. Për këtë arsye, në një nga vargjet e Kuranit, muslimanët përkufizohen si njerëz që mendojnë rreth krijimit të qiejve dhe të tokës: Për ata që e përmendin Allahun duke qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e qiejve dhe të Tokës( duke thënë:)“ O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot këtë – lartësuar qofsh( nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga ndëshkimi i zjarrit.( ALI IMRAN: 191)
Si pasojë, për një musliman shfaqja e interesit për shkencën përbën një formë shumë të rëndësishme të adhurimit të Zotit. Në shumë vargje të Kuranit, Zoti u mëson muslimanëve të hulumtojnë qiejt, tokën, qeniet e gjalla apo vetë ekzistencën e tyre dhe të mendojnë për to. Kur lexojmë ajetet kuranore, ne gjejmë tregues të të gjitha degëve të shkencës. Për shembull, Zoti në Kuran nxit zhvillimin e shkencës së astronomisë: Ai ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh asnjë të metë në krijimin e të Gjithëmëshirshmit. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje? { EL-MULK: 3 } Në një varg tjetër kuranor, Zoti tërheq vëmendjen tek provat dhe argumentet ekzistencës së Zotit në trupin e vetë njeriut: Në tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje, po edhe në vetet tuaja – a nuk e shihni vallë? { EDH-DHARIJAT: 20-21 } Siç mund të shohim, Zoti u rekomandon muslimanëve në Kuran të gjitha fushat dhe shkencat. Për këtë arsye,
Zgjimi Islam