Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.8 | Page 7

Zgjimi Islam femrës realizimin e plotnisë biologjike, psikologjike,
sociale dhe shpirtërore, martesa rezulton me shëndet, qetësi, dhe kënaqësi të çiftit në kuadër të jetës së lumtur në familje. Natyrisht se këto zhvillime rezultojnë edhe me individ kreativ për shoqërinë e gjërë.
Zgjimi Islam: Kur është mosha e përshtatshme për martesë? Ferid Agani: Mosha e cila është e përshtatshme për martesë ndryshon varësisht prej veçorive biologjike të individit si edhe rrethanave sociale dhe kulturore të vendit. Mosha më e mirë është mosha e pjekurisë psikologjike dhe biologjike që gjithnjë është individuale dhe me variacione të ndryshme. Për rrethanat e vendit tonë mendoj se pas moshës 18 vjeçare mund të supozohen rrethanat e volitshme për martesë, natyrisht gjithnjë duke e theksuar rëndësinë e faktorëve individual biologjik, psikologjik dhe social përkitazi me këtë çështje. Në aspektin biologjik, martesa është e mundshme prej momentit kur mashkulli dhe femra arrijnë moshën e pjekurisë seksuale në pubertet, por mendoj se në rrethanat e vendit tonë kjo moshë cilësohet me pjekuri të mangët psikologjike dhe sociale.
Zgjimi Islam: Si ruhen marrëdhëniet bashkëshortore që një martesë të jetë e lumtur? Ferid Agani: Në radhë të parë mendoj se është i domosdoshëm sinqeriteti në marrëdhënie, pastaj respekti për njëri tjetrin, gatishmëria për sakrificë, përkushtimi për nevojat e bashkëshortit e jo përkushtimi për plotësimin e nevojave personale; pra përpjekje që të arrihet lumturia që do të gjenerojë energji kreative për ndërtimin e jetës së përbashkët. Nëse partnerët mendojnë në këtë mënyrë për njëri tjetrin, atëherë natyrisht se do të kenë lidhje të fuqishme dhe stabile martesore.
Zgjimi Islam: Cilat mund të jenë pasojat e vonimit të martesës? Ferid Agani: Në fakt është vështirë të definohet vonimi i martesës nëse kemi parasysh faktorët e sipërpërmendur individual, biologjik, psikologjik dhe social. Megjithatë duhet theksuar se në kushte normale martesa nuk duhet të vonohet. Nëse p. sh., martesa shtyhet për shkaqe sociale, atëherë ajo rezulton me ç’ rregullime në rrafshin biologjik dhe psikologjik, dhe anasjelltas.
Zgjimi Islam: Cilat janë shkaqet që në ditët e sotme dështojnë martesat? Ferid Agani: Në radhë të parë atëherë kur mungojnë faktorët që sigurojnë martesë stabile, siç janë: sinqeriteti, respekti i ndërsjellë, si dhe gatishmëria e sakrifikimit dhe përkushtimit për nevojat e njëri tjetrit. Këto dukuri, në rradhë të parë janë rezultat i preokupimit të njeriut bashkëkohorë me veten dhe pasionet personale të egocentrizmit, duke e mohuar rëndësinë e interesave të përbashkëta. Zakonisht bëhet fjalë për nevoja neurotike që i kanë rrënjët në konfliktet psikologjike nga fëmijëria e hershme, dhe atë në mënyrë parësore në marrëdhëniet e pazgjidhura emocionale me prindër. Kur ky individ hynë në martesë, atëherë ajo ka kohëzgjatje të shkurtër aq sa është e nevojshme që të plotësohen nevojat personale biologjike( epshore), psikologjike ose sociale, duke e anashkaluar plotësisht dimensionin shpirtëror të çështjes. Rrjedhimisht, shumë shpejt manifestohet dëshpërimi dhe pakënaqësia e ndërsjellë dhe shkurorëzimi është kërcënues.
Zgjimi Islam: Si mund të jetë përjetimi shpirtëror në rastet e divorcit? Ferid Agani: Kjo varet prej individit. Nëse kemi të bëjmë me individ egocentrik, të kthyer plotësisht kah plotësimi i interesave vetanake, i cili të tjerët i shfrytëzon për nevojat personale, atëherë ai ose ajo shkurorëzimin mund ta përjetojë në mënyrë normale dhe ta vazhdojë jetën pa emocione negative. Por nëse kemi të bëjmë me individ që hyjnë në martesë të papërgatitur, pa pjekuri të duhur biologjike, psikologjike, sociale apo shpirtërore, atëherë vuajtjet janë të mëdha. Zoti i madhërishëm në Kur’ anin famëlartë e ka lejuar shkurorëzimin, duke i pasur parasysh mangësitë e qenies njerëzore, por njëkohësisht e theksuar se ky veprim është ndër më të urrejturit për Të. Shkurorëzimi paraqet akt të dezintegrimit, që përcillet me pasoja të rënda psikologjike për të dy bashkëshortët por edhe për familjet e tyre.
Zgjimi Islam: Çfarë dëme të tjera sjell divorci në familje? Ferid Agani: Pasojat mund të jenë të ndryshme dhe atë në rrafshin individual, familjar, e më të gjerë shoqërorë. Problem në vete janë pasojat që ndodhin tek fëmijët duke vështirësuar procesin e zhvillimit të tyre psikologjik. Natyrisht, në gjithë këtë çështje është shumë me rëndësi edhe se në çfarë mënyrë ndodhë shkurorëzimi.
Zgjimi Islam: A kanë pasoja individët edhe pas martesës së dytë? Ferid Agani: Kjo sërish varet prej individit. Personi duhet të nxjerrë mësim nga martesa e parë dhe të mos përsërisë gabimet e bëra, por shumë shpesh ndodhë që gabimet e njejta të përsëriten si rezultat i mungesës së vetëdijësimit të individit për mangësitë e tij ose të saja psikologjike.
07
Hadith Intervistë Shkencë Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete