Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.8 | Page 6

Intervistë me neuropsikiatrin Profesor Ferid Agani Zgjimi Islam Hadith Martesa dhe divorci nga këndvështrimi psikologjik Intervistë Neuropsikiatri Prof. Ferid Agani, duke folur për martesën dhe divorcin, ndër të tjerash ka cekur edhe shkaktarët kryesor që e prishin një martesë, ’’Zakonisht bëhet fjalë për nevoja neurotike që i kanë rrënjët në konfliktet psikologjike nga fëmijëria e hershme, dhe atë në mënyrë parësore në marrëdhëniet e pazgjidhura emocionale me prindër”.... thotë Agani. Shkencë Histori Familja Këshilla Zgjimi Islam: Dr. Agani na e përshkruani me pak fjalë historikun e martesës dhe domethënien e saj Ferid Agani: Zoti i madhërishëm e ka krijuar llojin njerëzor në formë të çiftit të mashkullit dhe të femrës në funksion të plotë të sigurimit të vazhdimit të jetës. D.m.th ka krijuar çiftin i cili është plotësisht komplementar njëri me tjetrin si në aspektin biologjik ashtu edhe në atë psikologjik, gjithnjë në funksion të krijimit të një jete të re. Prandaj që nga fillimi, martesa historikisht ka qenë e drejtuar kah themelimi i familjes dhe si rezultat i jetës familjare kah vazhdimi i jetës nëpërmjet fëmijëve. Por natyrisht si edhe në shumë raste të tjera në këtë botë edhe në këtë aspekt me ndërhyrjen e nevojave dhe të mendjes njerëzore format e organizimit të jetës së përbashkët të mashkullit dhe të femrës kanë marrë rrugë të ndryshme duke rezultuar në forma të tjera të organizimit. Pra në esencë, martesa historikisht ka qenë moment i themelimit të familjes si kornizë e vetme e pranueshme shoqërore për fillimin e një jete të re. Zgjimi Islam: Si shikohet martesa në aspektin psikologjik? Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete 06 Ferid Agani: Në aspektin psikologjik martesa paraqet themelin e familjes si korniza optimale për plotësimin emocional, intelektual dhe epshor të çiftit. Mashkulli dhe femra kanë veçori dhe nevoja të veçanta individuale psikologjike, si emocionale ashtu edhe njohëse, që brenda marrëdhënies së ligjshme të martesës realizohen në plotnin e tyre. Pra, martesa në kushte normale fiziologjike paraqet ambientin më adekuat për realizimin e tërësisë harmonike psikologjike të mashkullit dhe të femrës. Zgjimi Islam: Sa e ka njeriu të nevojshme që të martohet? Ferid Agani: Siç e theksova, martesa paraqet kornizën më të natyrshme dhe më të pranueshme sociale që ka edhe elemente hyjnore, në të cilën arrijnë që të realizohen të gjitha dimensionet më të rëndësishme të qenies njerëzore, përfshirë dimensionin epshor. Zgjimi Islam: Çfarë të mirash i sjellë martesa njeriut? Ferid Agani: Duke ia mundësuar mashkullit dhe