Zgjimi Islam të tjerët!
Thotë Profeti a. s në një hadith tjetër:” Të gjithë ju jeni përgjegjës dhe do të jepni llogari për personat që keni nën përgjegjësi.”
Në një hadith tjetër, Profeti a. s thotë:” Shembulli im dhe i misionit që më ka ngarkuar Zoti për ta përcjellë tek ju, është si shembulli i një personi që sheh ushtrinë armike që synon të sulmojë popullin e tij dhe shpejton mes tyre duke u thënë: Kam parë ushtrinë armike me sytë e mi. Unë jam paralajmëruesi juaj për atë që do të ndodhë. Shpejt të shpëtojmë!”( Buhariu) Kur të shohësh një të metë dhe shërbim jo të mirë në spital, ngrije zërin dhe kërko të përmirësohet. Kur të shohësh se diçka nuk shkon mirë në kompaninë ku punon, këshilloji kolegët e tu. Kur të shohësh një të metë dhe fenomen të keq, dërgoji dikujt që ka fuqi ta ndryshojë një telegram, një email, një mesazh etj... Thotë Umer ibnul Hattabi:” Nuk ka hair një umet, nëse nuk ka njerëz që këshillojnë. Dhe nuk ka hair në një umet, i cili nuk e pranon këshillën.” Një ditë, ai qëndroi mbi minder dhe thirri:” Zoti e mëshiroftë një burrë që mi tregon të metat.” Ashtu siç bëjmë thirrje që t’ i këshillojmë të tjerët, unë bëj thirrje që edhe ta pranojmë këshillën kur të na ofrohet nga dikush. Kush e pranon këshillën ashtu siç pranonte Umeri? Ai u bënte thirrje njerëzve që ta këshillojnë dhe t’ i tregojnë të metat e tij. Thotë Profeti a. s:” Feja është këshillë.” Njerëzit e pranishëm e pyetën:” Për kë o i dërguar i Allahut?” Profeti a. s u përgjigj:” Për Zotin, të dërguarin e Tij, për librin e Tij, për udhëheqësit e myslimanëve dhe popullatën.”
Të këshillosh për Zotin, është kur urdhrat dhe dispozitat e Zotit i përvetëson dhe i vë në jetë. Kështu, ti e ke lartësuar dhe madhëruar Zotin, i ke dëgjuar urdhrat dhe porositë e Tij, je larguar nga gjynahet, respekton limitet e vendosura prej Tij dhe përkrah fenë e Tij. Këshilla për të dërguarin e Zotit, është duke respektuar dhe vepruar sipas porosive të tij, duke e dashur atë, duke iu bindur dhe duke zbatuar traditën e tij. Këshilla për librin e Zotit është duke respektuar ligjet dhe dispozitat që gjenden në Kuran, duke e lexuar, mësuar përmendësh dhe duke ua mësuar atë të tjerëve, të respektosh limitet e tij etj... Shohim që hadithi i mësipërm, ka përfshirë të gjithë shtresat dhe nivelet shoqërore të umetit. Ata njerëz të cilët janë fetarë, falen dhe agjërojnë, por nuk i këshillojnë njerëzit nga frika se mos reagojnë keq, le ta dinë se feja është këshillë. Ata njerëz që nuk e pranojnë këshillën, le ta dinë se feja është këshillë dhe se Zoti në Kuran thotë:” Kur atij i thuhet“ Kije frikë Allahun!”, ai mburret dhe bën më shumë të këqija. Atij i mjafton Xhehenemi. Eh, sa vendbanim i keq është ai vend!”( Bekare, 206)
Kriteret e këshillës 1 – Të sigurohesh që ajo që ke dëgjuar mbi personin që dëshiron të këshillosh, është e vërtetë. 2 – Të këshillosh për hatër të Zotit dhe të kesh nijet( qëllim) të pastër. Këshilla nuk bëhet për të treguar se je i ditur ose më i mirë. 3 – Të mos e këshillosh tjetrin në prezencën e njerëzve të tjerë dhe në publik. Me qëllim që tjetri ta pranojë këshillën, duhet që ajo të jetë sa më private dhe në një ambient jopublik. Nëse këshilla i bëhet në publik, ajo nuk është këshillë më, por demaskim. 4 – Të këshillosh me të butë dhe të mirë. Një burri vajti të këshillojë Harun Reshidin, kalifin mysliman. Ai i foli shumë ashpër duke e akuzuar me fjalë të rënda. Pasi e dëgjoi, kalifi Harun Reshid i tha:” O vëlla! Mos je më i mirë se profeti Musa?!” Burri u përgjigj:” Sigurisht që jo.” Kalifi e pyeti sërish:” Mos jam unë më i keq dhe i lig se faraoni?!” Burri u përgjigj:” Sigurisht që jo.” Atëherë kalifi i tha:” Meqë as ti nuk je më i mirë se Musai a. s dhe as unë më i lig se faraoni, dëgjo se çfarë i tha Zoti Musait a. s, kur e porositi të shkojë të këshillojë faraonin. Thotë Zoti në Kuran:” Flitini atij fjalë të buta, se ndoshta kujtohet”( Taha, 44) Gjatë një udhëtimi, kalifi Harun Reshid gaboi në diçka. Këtë gabim, e vuri re një bari delesh që ndodhi aty pranë. Bariu iu afrua pranë dhe i tha:” O prijësi ynë! Nëse të këshilloj, kam frikë nga ajo që mund të më ndodhë. Nëse nuk të këshilloj kam frikë nga ajo që mund të të ndodhë ty. Frika që kam nga ajo që mund të të ndodhë, është më e madhe nga frika që kam nga ajo që mund të më ndodhë mua, sepse të dua me sinqeritet.” Më pas e këshilloi mbi atë që kishte parë. Edhe pse ishte një çoban delesh, atë nuk e pengoi asgjë që ta këshillojë kalifin mysliman, Harun Reshidin. 5 – Të marrësh në konsideratë natyrën dhe karakterin e njerëzve. Ne duhet ta dimë që njerëzit nuk janë engjëj të pagabueshëm. Të gjithë ne jemi të gabueshëm dhe nuk ka përse t’ ua nxijmë jetën njerëzve, duke i këshilluar për çdo gabim të vogël. Ne duhet të mësohemi të jemi zemërgjerë dhe tolerantë, herë të këshillojmë, herë të tjera heshtim, herë të tjera përçojmë ndonjë mesazh indirekt. Me qëllim që Zoti ta ndryshojë gjendjen tonë, ne duhet të hedhim hapin e ndryshimit të radhës është ai i këshillës. E lusim Zotin që instrumentin e këshillës ta përhapë mes nesh!
MITHAT SALIHU
Hadith Intervistë Shkencë Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete
05