Zgjimi Islam
Hadith Intervistë Shkencë Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete
Feja është këshillë
Nga Temim Ed-dariu r. a ka thene: Tha i Dërguari i Allahut, s. a. v. s Feja është këshillë, feja është këshillë, feja është këshillë”. E pyeten sahatet dhe i thane; Për kënd është këshillë o i dërguari i Allahut? Tha:“ Për Allahun, për librin e Tij( Kur’ anin), për te dërguarin e Tij, për prirësat e myslimaneve dhe për myslimanet ne përgjithësi’.( trasmenot Muslimi)
Komentimi i hadithit: Që do të thotë që t’ i këshillosh të tjerët. Nëse vëren diçka e cila ka nevojë të rregullohet ose të përmirësohet, jep një këshillë të sinqertë. Shpesh herë, Profeti a. s përdor fjalë të pakta, për të përçuar një ide të madhe. Duke qenë se këto fjalë janë të pakta, ato kanë nevojë për shtjellim dhe shpjegim. Ta këshillosh dikë, do të thotë t’ i duash atij të mirën, individ qoftë apo umet. Nëse secili nga ne këshillojmë nga një person, do të thotë që i gjithë umeti këshillohet. Zoti e ka obliguar këshillën si instrument të rëndësishëm që umeti të vazhdojë të ruajë kompaktësinë, unitetin dhe qëndrueshmërinë. Një umet ku individët vazhdojnë të këshillojnë njëri-tjetrin, i ngjan ujit që rrjedh dhe që vetë pastrohet gjatë rrjedhjes. Në momentin kur instrumenti i këshillës nuk funksionon siç duhet, është shenjë e rrënimit të umetit.
Kurani, e shpreh këtë që sapo cituam me fjalët:” Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin:( sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.”( Al Imran, 110) Pra, ne jemi populli dhe umeti më i mirë jo se jemi më të zgjuarit dhe inteligjentët, por sepse këshillojmë njëri-tjetrin, urdhërojmë për mirë dhe ndalojmë nga e keqja. Është fatkeqësi që instrumenti i këshillës të reduktohet dhe zbehet kaq shumë, siç e shohim kohët e 04 fundit. Dikush e ka provuar të këshillojë, por reagimi i palës tjetër ka qenë shumë i ashpër. Dikush tjetër ka këshilluar një epror, i cili është hakmarrë kundër tij më vonë. Dikush tjetër ka këshilluar, por i është thënë se nuk ka ç’ i duhet dhe të mos i fusë hundët aty ku nuk i intereson. Kjo situatë, ka bërë që njerëzit të mos e këshillojnë më njëri-tjetrin.
Rëndësia e këshillës në islam Thotë Profeti a. s:” Tre personat e parë që do të hyjnë në xhenet janë: Një dëshmor, një i virtytshëm i dëlirë dhe një person që ka adhuruar Zotin në formën më të mirë dhe këshillonte njerëzit.” Vetëm duke u falë në xhami, nuk mund të hysh i pari në xhenet. Këtë, duhet ta shoqërosh me këshilla për njerëzit. Nëse instrumenti i këshillës përhapet mes umetit dhe njerëzve, ndryshimi do të jetë shumë i shpejtë. Shoqëria jonë duhet të mësohet që fjala“ këshillë” të jetë e pranueshme nga secili prej nesh. Tregon një nga shokët e Profetit a. s:” Ia dhashë besën të dërguarit të Zotit për tre gjëra: Të fal namazin, të jap zukatin dhe të këshilloj çdo mysliman.”( Muslim) Një tjetër thotë:” Shkova tek i dërguari i Zotit a. s t’ i jap besën për islamin që sapo kisha përqafuar. Me ta takuar, i thashë:” Të jap besën time o i dërguar i Allahut.” Profeti a. s ma ktheu:” Me një kusht! Të këshillosh çdo mysliman.”
Nëse ti do të ishe në vendin e këtij sahabi dhe Profeti a. s e kushtëzonte besën tënde, me këshillën që duhet t’ i ofrosh çdo myslimani, a do e pranoje vallë këtë kusht? Tregon po ky sahabi:” Betohem në Zotin që nuk ka zot tjetër veç Tij, do u këshilloj o myslimanë derisa të vdes.”( Buhari) Thotë Profeti a. s:” Një skllav që e këshillon padronin e tij ka dy shpërblime.” Nëse këshilla kërkohet prej një skllavi, i cili nuk di të thotë“ jo” para padronit të tij, ç’ mund të themi për ne