Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.8 | Page 33

” Kush i beson Allahut dhe ditës së fundit, le të flas mire ose le të heshtë”
Transmeton Buhariu
” Personi tek ë cili gjenden tre gjëra është munafik edhe nëse agjëron, falet dhe kryen haxhin e umren, dhe thotë: unë jam musliman. Ato janë: kur flet rren, kur premton mashtron, dhe kur i besohet diçka tradhton”
Muslimi
Zgjimi Islam
Nuk lejohet në asnje mënyrë që të bëhet ndarja e fesë dhe jetës, ato janë të përbashkëta, dhe mu këtu është bërë një keqkuptim apo një çrregullim te muslimanët, sepse është bërë ndarja e adhurimeve dhe moralit, mes fesë dhe jetës. Si shembull, brenda xhamisë jemi të kujdesshëm, kurse jashtë japim një pasqyrë tjetër, kjo nuk është prej mësimeve të islamit, sepse islami është ibadet dhe moral, të dyat burojnë nga besimi në Allahun xh. sh. Muhamedi a. s i mëson besimtarët që t’ u shmangen fjalëve të kota dhe të pamatura, duke thënë:” Kush i beson Allahut dhe ditës së fundit, le të flas mire ose le të heshtë” Transmeton Buhariu Poashtu në lidhje me fqinë i cili dëmtojhet nga fqiu i vet, thotë:” Për Allahun nuk beson( 3 herë e perseriti këtë) ai i cili nuk e lë të qetë fqiun e vet” Buhariu Një njeri e ka pyetur Muhamedin a. s:” Filanja falet shumë, agjeron dhe jep lëmoshë, mirëpo ajo i dëmton fqinjët e saj. Pejgamberi alejhis-selam tha:” Ajo është në zjarr”. Në këto hadithe dhe shumë të tjera të pejgamberit Muhamed vërejmë vlerën e moralit dhe të karakterit të lartë, si dhe nevojën e domosdoshme të bashkimit në mes fesë dhe jetës, adhurimit dhe moralit. Morali duhet të thellohet në zemra dhe ide, dhe se besimi dhe morali janë pra elemente të pandara. Nëse bëhet ndarja e tyre atëherë njeriu është në rrezik që të kaloj në hipokrizi dhe gradualisht edhe të dal prej fesë si rezultat i mëkateve të mëdha të cilat dëshmojnë dhe argumentojnë për besimin e tij të trilluar dhe të pa vlerë.
Muhamedi a. s ka thënë:” Personi tek ë cili gjenden tre gjëra është munafik edhe nëse agjëron, falet dhe kryen haxhin e umren, dhe thotë: unë jam musliman. Ato janë: kur flet rren, kur premton mashtron, dhe kur i besohet diçka tradhton” Muslimi Nisur nga këto fakte dhe shumë të tjera, mund të themi se morali është esenca e jetës, andaj ne duhet të bëjmë përpjekje që vlerat fisnike që i solli islami t’ i përhapim dhe praktikojmë në jetën tonë të përditshme, dhe në asnjë mënyrë nuk guxojmë të zhvlerësojmë peshën e moralit sepse ajo është ndërlidhur me imanin.“ Besimtarët duhet të potencojnë në vazhdimsi se shoqëria nuk mund të mbijetojë pa fenë e cila përfshinë udhëzimet morale”( Murad Hofman)
Valmire Patatina

” Kush i beson Allahut dhe ditës së fundit, le të flas mire ose le të heshtë”

Transmeton Buhariu

” Personi tek ë cili gjenden tre gjëra është munafik edhe nëse agjëron, falet dhe kryen haxhin e umren, dhe thotë: unë jam musliman. Ato janë: kur flet rren, kur premton mashtron, dhe kur i besohet diçka tradhton”

Muslimi

Kuriozitete Poezi Etikë Urtësi Këshilla Familja Histori Shkencë Intervistë Hadith
33