Zgjimi Islam
Hadith
Morali i dobët-argument për dobësinë e imanit
Intervistë
Falenderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve,
Krijusit dhe Sundusit të ditës së gjykimit, përshëndetjet qofshin për të dërguarin e fundit, vulën
e pejgamberëve, njeriun i cili u dërgua nga ana e
Allahut për të bartur tek njerzit mesazhin e besimit
në Një të Vetmin Zot, përms së cilit individi dhe
shoqëria në tërësi do pajisen me virtytet më të larta
të karakterit-moralit.
Shkencë
Histori
Familja
Këshilla
Urtësi
Etikë
Poezi
Allahu në Kur’an thotë: ”Vërtet ti je në një shkall të
lartë të moralit”
Kalem: 4
Kur’ani është mesazhi i Zotit për banorët e tokës,
I cili i zbriti Muhamedit a.s për ta orientuar njerëzimin drejt dritës së besimit, drejt rrugës së vërtetë,
rrugë e cila ngrit dhe formon fuqishëm personalitetin e njeriut në të gjitha fushat e jetës.
Thirrja, apo mesazhi islam është përmbyllje e mesazhit hyjnor të cilin e filluan pejgamberët e mëparshëm për faktin se të gjithë ata kishin për mision
orientimin e njerëzimit drejt besimit, besim i cili do
të edukonte breza në parime të shëndosha.
Mesazhi hyjnor në tërësi është thirrje për besim,
bindje dhe moral. Nëse njeriu nuk është i bindur në
besimin e tij, atëherë kjo është dëshmi se i mungojnë virtytet kryesore të moralit, i mungon dëshira
serioze dhe guximi për të zbatuar besimin e shprehur nga ai.
Muhamedi a.s ka treguar qëllimin esencial të
dërgimit të tij, ai tregon për metodën e qartë të
misionit të tij: ”jam dërguar t’u plotësoj virtytet e
moralit”
Transmeton Maliku
Nga kjo thënje e tij, na bëhet i njohur qëllimi parësor i misionit të Muhamedit a.s, e ai qëllim është
tubimi i njerëzve rreth vlerave të mirëfillta të islamit, dhe se çdo lloj ibadeti nuk do të kishte kuptimin e
vet nese nuk ështeë i përcjelliur me virtytin kryesor
të së qenit i sinqertë.
Kuriozitete
32
Në islam nuk kërkohet ibadeti vetëm në aspektin
fizik ai duhet të jet i shtyrë nga fuqija e bindjes dhe
besimit, si dhe i mbështetur në baza të shëndosha të
karakterit individual.
Besimi-imani, luan rol të madh në ndërtimin e
njeriut me vlera fisnike, me tipare të një individi
i cili në praktikë dëshmon për fuqinë e besimit të
tij, sepse pejgamberi i Allahut ka sqaruar se besimi
i fuqishëm në Allahun prodhon karakter të fortë,
kurse rënia e moralit vie si rezultat i dobësimit të
imanit.
Por, të shohim se përse morali dhe sjellja e mirë
kanë rëndësi të madhe për besimtarin, kur dihet se
qëllimi esencial i dërgimit të Muhamedit a.s ishte
përsosja e moralit njerëzor, bazuar në hadithin e
lartëcekur i cili dëshmon se ai ishte dërguar për të
përsosur moralet e larta.
Nëse ndalemi dhe shohim me vëmendje sot veprimet e njerëzve, do të gjejmë të atillë që janë fetar,
por në sjelljet e tyre nuk dëshmohet një gjë e tillë,
por islami na tregon qartë se njeriu ë cili ka sjellje
brutale dhe ështeë i papërgjegjeshëm i cili bën vepra
të liga pa u brengosur aspak, ai ka mungesë besimi
apo thënë më ndryshe imani i tij është i dobët dhe
bën luhatje.
Profesori Amër Halid, në shtjellimin që bën rreth
moralit, konsideron se: ”morali është më i rëndësishëm se ibadetet, për faktin se qëllimi i adhurimit
është përsosja e moralit, ai i cili nuk e ndalon namazi veten e tij nga veprat e kqija vetëm se ka bërë
ushtrime dhe nga namazi nuk ka përfituar asgjë”.
Adhurimi ndaj Allahut është i ndërlidhur ngushtë
me moralin, nëse je prej atyre që fallen por nuk
sillesh mirë me njerzit, nuk respekton farefisin, nuk
mëshiron të tjerët etj. Pra, të gjitha veprimet apo
ibadetet kanë qëllim ngritjen e moralit tek besimtari,
në të kundërtën do të kishte moral të dobët si rezultat i dobësisë së bindjes dhe besimit në Allahun
xh.sh.