Hadith Intervistë Shkencë Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete
Pendesa e një burri
Jam një i ri 37 vjeçar. Jam i martuar dhe kam fëmijë. Nuk kam lënë ndalesë të Allahut, Subhanehu ve teala pa e nëpërkëmbur. Sa i përket namazit nuk e falja me xhemat përveç se në disa raste për të mos thënë të tjerët“ ja nuk falet me xhemat”. Tërë kjo ishte si shkak i shoqërisë sime të keqe dhe thuajse shejtani i mallkuar me kishte shoqëruar në shumicën e kohëve të mia. Atëbotë e kisha një fëmijë shtatë vjeçar. Quhej Mervan. Ishte shurdhmemec, por nga nëna e tij besimtare kishte thithur imanin-besimin e vërtetë. Një natë unë dhe biri im Mervani ishim në shtëpi.
Derisa koha e namazit të akshamit veç ishte afruar dhe unë planifikoja se çfarë do të bëj dhe ku do të shkojë me shokët e mi nesër, erdhi biri im dhe filloi të më fliste me gjeste, me të cilat merreshim vesh ndërmjet vete. Sikur me thoshte: Përse o babai im nuk falesh? E ngriti dorën lart drejt qiellit dhe me kërcënohej se Allahu subhanehu ve teala, të shef … Biri im ndonjëherë me shihte duke bërë gjëra të ndaluara kështu që u çudita prej fjalëve të tij! Filloi të qajë para meje … Desha ta marrë në prehër por me iku … Pas pak shkoi tek ena për abdes dhe morri abdes … Nuk dinte ta bënte mire abdesin, por e kishte mësuar disi duke e pare nënën e tij, e cila çdoherë me këshillonte, por pa dobi … Ishte prej grave që kishin mësuar Kur’ anin përmendësh. Erdhi biri im shurdhmemec dhe më bëri me shenjë që të pres pak …
Kur ja..... filloi të falet para meje … Pasi e kreu namazin shkoi dhe e solli Kur’ anin fisnik, e vendosi para meje, e hapi duke mos i shfletuar faqet dhe e vendosi gishtin në këtë ajet:“ O babai im, unë kam frikë se do të godet ndonjë dënim prej të Gjithëmëshirshmit e do të jesh shok i djallit!”( Merjem 45), pastaj ia plasi vajit … Qava edhe unë me të gjatë.
U ngrit dhe m’ i fshinte lotët, m’ i puthte duart dhe kokën dhe më thoshte me gjeste: Falu o babai im para se të vendosësh ne dhe te bëhesh peng i ndëshkimit! Pasha Allahun subhanehu ve teala, ndihesha i çuditur dhe shume i frikësuar, te cilën frike askush përveç Allahut Subhanehu ve teala, nuk e di. U ngrita menjëherë dhe fillova t’ i ndeze dritat e shtëpisë. Biri im Mervani me vinte pas në çdo dhomë dhe më shikonte me çudi se çfarë bëja.
34
Me tha: Lëri dritat dhe eja të shkojmë në xhami-
Zgjimi Islam në e madhe, xhaminë e Pejgamberit alejhi selam. I thashë: Të shkojmë në xhaminë afër shtëpisë sonë. Refuzoi dhe ishte këmbëngulur vetëm për në xhaminë e Pejgamberit alejhi selam. Shkuam atje, por unë ndieja frikë të madhe … Gjatë tërë rrugës asnjëherë nuk m’ i ndau shikimet e tij … Hymë në xhaminë e shenjtë, e cila ishte përplot njerëz. E falëm namazin e jacisë. Imami gjatë namazit këndoi:“ O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irrituara, e sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të pastrohej kurrë( prej mëkatesh), por All-llahu e pastron atë që do Ai. All-llahu dëgjon e di”( Nur 21)
Nuk munda ta përmbaj veten nga lotët, ndërsa Mervani kur më pa mua qante edhe ai. Gjatë uljes së parë në namaz e nxori Mervani një shami dhe m’ i fshinte me të lotët. Pas përfundimit të namazit ende qaja ndërsa ai m’ i fshinte lotët … Mbeta në xhami në një gjendje të tillë plotë një ore, deri atëherë kur Mervani më bëri me gjest: Mjaft më o babai im … Mos u frikëso … Ai frikësohej shumë prej të qarit tim të madh. U kthyem në shtëpi. Ajo natë ishte nata më e madhe e jetës sime, sepse unë u linda“ për së dyti“. Erdhi gruaja ime dhe fëmijët. Filluan të qajnë të grithë duke mos e ditur se ç’ ka ndodhur. Mervani iu tha: Babai im është falur në harem( xhaminë e Pejgamberit alejhi selam). U gëzua gruaja ime prej këtij lajmi, i cili ishte fryt i edukatës së saj që ia kishte kushtuar Mervanit. Ia tregova tërë atë që ndodhi mes meje dhe Mervanit. I thashë: Të bëj bë në Allahun, a ti e mësove ta hap Kur’ anin në atë ajet? U betua tri herë në Allahun se ajo nuk e kishte mësuar. Pastaj më tha: E falënderoj Allahun, subhanehu ve teala, për këtë dhunti të madhe. Ajo natë ishte nata më e bekuar e netëve të mia. Tani mua-falë ndihmës së Allahut Subhanehu ve teala, asnjë namaz nuk më kalon pa e falur me xhemat në xhaminë e Pejgamberit alejhi selam, i kam braktisur shokët e këqij … Kam shijuar ëmbëlsinë e imanit … Nëse me shef mua do ta shohësh këtë që po ta them në fytyrën time. Po ashtu kam filluar të jetoj në një lumturi familjare dhe mirëkuptim me gruan dhe fëmijët, e në veçanti me birin tim Mervanin, shurdhmemecin, të cilin e dua shumë, si jo, kur ai me lejen e Allahut Subhanehu ve teala më udhëzoi në rrugë të drejtë.
Valter Nasufi