Zgjimi Islam
cilat janë botuar në dyzet volume në ditët tona. Sot shumë prej nesh e kanë të vështirë t’ i lexojnë, e jo më t’ i mësojnë, këto hadithe. Kurse imam Ahmedi i mblodhi duke udhëtuar në të katër anët e shtetit musliman, duke udhëtuar natën dhe ditën, me këpucë dhe këmbëzbathur, i uritur dhe i etur, në të nxehtë dhe në të ftohtë. Ai udhëtoi në kërkim të dijes dhe e arriti atë, duke u bërë një nga dijetarët më të mëdhenj të kohës. Kjo, pasi ai dinte si të tregohet modest me të gjithë. Vallë ku janë emrat e tiranëve dhe mizorëve? Ku është emri i Haxhaxh ibnu Jusufit? Ku është emri i Ebu Muslim Elhorasanit? Emrat e tyre janë harruar, por dhe në u kujtofshin, kujtohen vetëm për keq dhe si emra negativë në histori. Ku janë ata që u treguan arrogantë duke mohuar ekzistencën e Zotit të Madhëruar? Ku është Karuni, Hamani, Faraoni, Ebu Xhehli dhe Ebu Lehebi? Cilat janë veprat e tyre të mira, që lanë pas? Kush lutet për ta sot? Atyre që u përmendet emri për mirë dhe që kujtohen janë vetëm ata që u treguan modestë dhe që sakrifikuan për njerëzimin. Thotë Ibrahimi a. s në Kuran:” dhe më jep mua një gjuhë që thotë të drejtën mes njerëzve.” Shokët e Profetit a. s dolën për të mbartur drejt njerëzimit mesazhin hyjnor dhe për t’ i treguar njerëzimit se agimi i mëshirës, durimit, sakrificës dhe vëllazërimit gjendet në Islam. Umeri e dërgoi Selman Elfarisin si prijës në Medain të Irakut. Selmani morri gomarin e tij, shkopin, një rrobë të vjetër dhe një kacek me ujë dhe u nis. Banorët e Medain, kur dëgjuan që po u vjen princi, dilnin çdo ditë për ta pritur. Ata mendonin se do të vijë i shoqëruar nga eskorta e rojeve, shërbëtorëve dhe skllevërve, siç ishte zakon i perandorisë perse. Një ditë, atyre u del para një burrë me një gomar të dobët, me rroba të vjetra, një shkop në dorë dhe një kacek uji. Të çuditur ata e pyetën se kush ishte dhe ai u tha:” Jam babai i Abdullahut.” Duke mos e njohur, ata i thanë:” Kemi dëgjuar se Umeri ka emëruar Selman Elfarisi si princin tonë dhe ne po e presim. Mos ta zunë sytë gjatë rrugës?” Ai u përgjigj:” Unë jam Selam Elfarisi.” Ata e pyetën:” Ti?!”“ Unë” u përgjigj ai.“ Po ku e ke eskortën dhe shërbëtorët?” e pyetën të habitur. Ai u tha:” Unë jam një rob Zoti dhe Ai më ka caktuar një amanet të cilin duhet ta kryej. Gjithashtu, Umeri më ka ngarkuar një detyrë, të cilën edhe atë duhet ta kryej. Kështu, unë jam personi që kam barrën më të rëndë mes jush.” Me të marrë detyrën, ai natën e ndau në tre pjesë, në njërën pjesë u mësonte njerëzve fenë, në pjesën tjetër falej dhe në pjesën e tretë flinte. Rrogën që merrte nga Umeri, e ndau gjithashtu në tre pjesë: Një pjesë e përdorte për shpenzimet personale dhe të shtëpisë së tij, e cila i ngjante një kasolleje, një pjesë e jepte për njerëzit e varfër dhe një pjesë e përdorte për të nderuar miqtë. Me këto sjellje, ata ishin me të drejtë umeti më i mirë i nxjerrë nga gjiri i njerëzimit, me qëllim që të përhapnin drejtësinë dhe lumturinë mes njerëzve. Njeriun nuk e bën të mirë pasuria, postet dhe thesaret e shumta që posedon, pasi Karuni i kishte të gjitha këto dhe u ndëshkua nga Zoti. Atë që e bën njeriun të mirë dhe ia përjetëson emrin në këtë botë, është modestia, devotshmëria, kontributi që jep në mirëqenien e njerëzve dhe dëshira për t’ iu gjendur të gjithë nevojtarëve. Shokët e Profetit a. s e kuptuan diçka të tillë dhe lumturinë dhe kënaqësinë më të madhe, e gjenin në morale të tilla. Disa dijetarë mendojnë se nëse njeriu kërkon të jetojë i lumtur dhe larg streseve dhe depresionit, ai duhet të jetë i thjeshtë dhe modest dhe larg komplekseve në marrëdhëniet me njerëzit. Sufjan Theuri, u bashkua një herë me disa të varfër të cilët po shtyheshin për të pirë ujë në një burim. Pasi piu dhe ai, tha:” Kjo është jetë e bukur, jo ajo që ka Ebu Xhaferi dhe Mehdiu( qeveritarë). Shokët e Profetit a. s dhe muslimanët e parë, e kuptuan diçka të tillë dhe jetuan jetë të thjeshtë. E lusim Allahun xh. sh. që morali i modestisë te jetë pjesë e jetës sonë.
Mithat Salihu
Hadith Intervistë Kuriozitete Shkencë Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi
29