Hadith
Këtë e bënte në një kohë, që vetë perandori pers dhe
romak, dridheshin me t’u kujtuar emrin e Umerit.
Madje, ai merrej dhe me përkujdesjen për kafshët që
ishin mbledhur nga zekati. Një herë, kur e pa Aliu
duke u vendosur shenja disa kafshëve, i tha:”Për
Zotin do i lodhësh qeveritarët që do të vijnë pas teje
o Umer.”
Vetë Umeri thotë:”Ahireti është nisur në të ardhur
dhe kjo botë ka marrë rrugën e kthimit. Prandaj, bëhuni nga fëmijët e ahiretit dhe mos u bëni nga fëmijët e dynjasë. Sot ka punë pa llogari, kurse nesër ka
llogari pa punë.”
Njerëzit e thjeshtë dhe modestë janë të dashur dhe të
pranueshëm tek të gjithë, pasi ata i bëjnë njerëzit të
ndihen si vëllezërit dhe të dashurit e tyre.
Njerëzit ndihen të ofenduar, teksa shohin dikë që
e sheh veten më të mirë për shkak të fisit, pasurisë
apo njohurive. Këta njerëz e humbasin menjëherë
respektin e të tjerëve. Njeriu mendjemadh, u duket
si armik, shumë i rëndë dhe i papranueshëm.
Halifes musliman, Umer ibnu Abdul Azizit i kishin
ardhur miq njëherë. Teksa flinin, fiket kandili që
bënte dritë dhe Umeri çohet, e mbush llambën me
vaj, ndërron fitilin dhe e ndez përsëri. Kur e shohin
miqtë, i thotë:”O Prijës i muslimanëve, do të donim
që ne të ishim ngritur dhe ta kishim rregulluar
llambën. Ai u tha:”Unë u ngrita si Umer ibnu Abdul
Azizi dhe u ula si Umer ibnu Abdul Azizi, pa ndryshuar asgjë.”
Brezat e pa