Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.8 | Page 27

Intervistë Shkencë Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë morali të keq, ai duhet të dijë nga u krijua, nga se përbëhet trupi i tij dhe cili do të jetë fundi. Nëse e kupton diçka të tillë, atëherë do të ndërgjegjësohet për të metat dhe gjynahet, e kupton që ai është krijuar nga një pikë uji të dobët me origjinë dheun e tokës. Kurse njerëzit injorantë, mendojnë se qëndrojnë më lart se njerëzit e tjerë dhe se janë më të mirë. Thotë Zoti i Madhëruar në një hadith kudsij:”Mburrja dhe krenaria janë cilësitë e Mia. Kush kërkon t’i marrë për vete, e hedh në zjarrin e xhehnemit.” Mburrja, krenaria dhe madhështia i takojnë vetëm Zotit të Madhëruar, Krijuesit dhe Furnizuesit të gjithësisë. Ai është Absoluti dhe i Përsosuri në çdo gjë, pa pasur rivalë dhe të barabartë. Shembullin dhe modelin më të mirë të modestisë, ne kemi profetin Muhamed a.s. Ai qëndronte në këmbë për orë të tëra, duke dëgjuar hallet dhe ankesat e një gruaje të moshuar dhe të shtyrë në moshë. Ndodhte që një fëmijë i vogël i kërkonte diçka dhe ai shkonte pas tij derisa ta ndihmonte dhe t’i ofronte atë që kërkonte. Ai arnonte rrobat e tij, qepte këpucët, fshinte shtëpinë dhe ndante mishin bashkë me Aishen. Edhe pse ishte njeri i zgjedhur dhe i dërguar nga Zoti, ai flinte mbi rrogoz dhe hante bukë elbi. Ai kurrë nuk ngopej për tre ditë radhazi, madje ndonjëherë nga uria detyrohej të lidhë gur mbi bark. Për këtë, Zoti e bëri të dashur tek njerëzit dhe kushdo që e shihte dhe bisedonte me të, i hynte në zemër. Thotë Zoti në Kuran:”Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoje gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.” (Enfal 63) Këtë moral dhe rrugë ndoqën dhe shokët e tij, siç është Umer ibnul Hattabi, i cili mbante miellin dhe ushqimet në krahë për t’ua çuar të vejave, jetimëve dhe njerëzve në nevojë, edhe pse ishte Halifeja i muslimanëve dhe kishte nën kontroll njëzet shtete. Poezi Falënderimet janë për Zotin e Madhëruar, paqja dhe mëshira e Tij për profetin Muhamed a.s, familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij… Një cilësi dhe tipar i njerëzve të mëdhenj, është modestia dhe thjeshtësia që karakterizon personalitetin e tyre. Ata e konsiderojnë veten robër të Zotit dhe janë larg çdo treguesi mendjemadhësie dhe arrogance. Vetë Zoti i Madhëruar e përmend këtë cilësi dhe moral të tyre në Kuran, ku thotë:” E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre me fjalë u drejtohen injorantët, ata thonë: “Paqe!”.” (Furkan 63) Kur ecin, ata nuk tregojnë asnjë shenjë mendjemadhësie dhe krekosje. Vetë Lukmani e porosiste djalin e tij me fjalët:” Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.” (Lukman 8) Të mbash kokën mënjanë dhe të qëndrosh i zymtë kur flet me njerëzit, është shenjë mendjemadhësie dhe përçmimi për të tjerët. Padyshim që njerëz të tillë janë të frymëzuar nga vetë shejtani i cili mesa duket ua ka mbushur mendjen se janë më të mirë se njerëzit e tjerë, sikur vijnë nga planetë të tjerë. Por sa më shumë që ta mbajnë veten për të mëdhenj dhe të shquar, ata e ulin veten më shumë. Thotë Profeti a.s:”Kush tregohet modest para Zotit, Ai e nderon dhe e ngre lart. Kush tregohet mendjemadh, e poshtëron Zoti.” Në një hadith tjetër, Profeti a.s thotë:”Mendjemëdhenjtë do të ringjallen Ditën e Kijametit me madhësi sa kokrra e elbit. Të gjithë njerëzit do i shkelin me këmbë.” Që njeriu t’i ruhet dhe t’i shmanget këtij Kuriozitete Modestia te njerëzit e mëdhenjë Hadith Zgjimi Islam 27