Zgjimi Islam
Hadith
Beteja me shejtanin e mallkuar
Intervistë
Shkencë
Histori
Familja
Këshilla
Dijetari i madh Ibnul-Xheuzi betejën mes njeriut
dhe shejtanit e ka paraqitur në mënyrë fantastike
kur thotë:
“ Dije se zemra i ngjan kështjellës me mur rrethues. Ky mur ka dyer rreth tij dhe janë disa
zbrazëtira. Banor i kështjellës është mendja
ndërsa melekët e vizitojnë këtë kështjellë kohë pas
kohe. Për skaj kështjellës është një pushimore ku
mbretërojnë epshet, e shejtani hyn në atë pushimore, pa asnjë pengesë, ndërsa në mes banoreve
të kështjellës dhe pushimores ka luftë. Shejtanët
pandërprerë sillen rreth kështjellës që të shfrytëzojnë hutimin e rojtarit dhe të hyjnë brenda përmes
zbrazëtirave që gjenden në mur. Kështu që rojtari
duhet t’i dijë të gjitha hyrjet dhe zbrazëtirat që ka
kështjella dhe nuk duhet të hutohet në asnjë moment, ngase armiku i tij është vigjilent”.
Më pas dijetari ka vazhduar duke treguar një rast
tjetër dhe thotë:
” Një njeri e kishte pyetur Hasan El-Basriun se a
fle shejtani. Ai i ishte përgjigjur: “Sikur të flinte, ne
do të ishim rehat.”
Kjo kështjellë është e ndriçuar me dhikër dhe iman,
e brenda saj gjendet një pasqyre e pastër ku pasqyrohet kushdo që kalon pranë saj. Hapi i parë që do
të bëje shejtani është të bëjë sa më shumë tym, që t’i
Urtësi
Etikë
Poezi
Kuriozitete
26
nxijë muret e kështjellës dhe të përlyejë pasqyrën.
Ky tym mund të largohet me mendjemprehtësi,
ndërsa me dhikër pasqyra pastrohet. Ky armik
ndërmerr sulme të pandërprera, ndonjëherë vërsulet
dhe hyn në kështjellë, por me t’u hetuar nga rojtari
ia mbath. Herë pas here, hyn dhe bën dëme, ndoshta
edhe qëndron më gjatë brenda, si pasojë e neglizhencës së rojtarit. Mund të ndodhë që të pushojë
era, e cila largon tymin, e me këtë rast nxihen muret
e kështjellës, përlyhet pasqyra dhe shejtani kalon
duke mos e vërejtur askush. Mund të ndodhë që
rojtari për shkak të neglizhencës se tij të plagoset
a të zihet rob, e pastaj të përdoret. Kështu ai fillon
të improvizojë arsyetime sipas ëndjes së tij duke i
ardhur në ndihmë shejtanit. Në këtë mënyrë ai bëhet
si dijetari që kapet duke bërë punë të liga.”
Shejtani është armiku më i poshtër e mashtrues,
është këmbëngulës në devijimin e njerëz