Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.8 | Page 25

Zgjimi Islam
Kjo paraqet ndihmesë edhe për studentët me korrespodencë të cilët jo çdo herë përcjellin ligjëratat. Syllabusi do tu ndihmonte studentëve duke i informuar për secilën javë( 15 javë SB, 1 javë = 1 kapitull), pastaj për mënyrën e vlerësimit( Përqindja për secilin aktivitet: para-testet 1 dhe 2; Seminaret; Prezentimet Orale; Ese; Pjesëmarrje në ligjërate e të ngjashme), pastaj literatura, informacione personale për profesorin e të ngjashme. Përdorimi i medies dhe teknologjisë Jeta akademike në secilin universitet serioz paraq itet të jetë e gjallë, ku studentët lëvizin në 3 drejtime kryesore; sallë të ligjëratave, bibliotekë dhe vende argëtimi. Studentët duhet të angazhohen me aktivitete që nuk i mërzisin ata por nga të cilat mësojnë dhe zbaviten. Sigurisht që kjo nuk është e mundshme që kjo të arrihet në secilën lëndë por të paktën në ndonjërën nga ato 5 semestralet duhet që jetë e tillë( për sistemin bachelor të mundshëm). Janë një numër i mjeteve teknike që mund të u hyjnë në përdorim profesorëve madje në shumicën e lëndëve të mundshme. Secili profesor maksimumi i mundshëm është që të vijë me një grumbull kopjesh materialesh të printuara për temën në fjalë që mund të iu shërbenin studentëve për hulumtim ekstra.
Projektori, filmi, slide, foto, piktura, vizatimet, diagramet, hartat [ 2 ] e të ngjashme të gjitha këto mjete duhet të merren në konsideratë nga profesorët përkatës për ligjërata përkatëse. Si shembull: Në lëndën e Sires ku ligjërohet për jetën e Pejgamberit a. s., ajo mund të realizohet si vijon: Në një sallë ku ka mundësi të përdorimit të projektorit ora mund të zhvillohej kështu: 10 minuta – Shikohet një pjesë nga filmi Mesazhi ose cilido nga këta filmat që trajtojnë jetën e Pejgamberit a. s. 10 minuta – Profesori ligjëron dhe jep instruksione për pikat kryesore të kapitullit 25 minuta – Debat në mes studentëve ku profesori luan rolin e jurisë, pos tjerash mund të bëhen edhe prezantime nga studentët për temat që trajtohen në secilën javë ose edhe për tema aktuale e ngjashëm. Ligjërimi i Ekuilibruar Një aspekt tjetër që nuk duhet të nënçmojë është edhe aspekti human i ligjëruesve dhe studentëve. Në shumicën e herëve sikur harrojmë vlerat humane kur lëshohemi në shkencë, ndërkohë që shkenca nuk ka tjetër funksion pos që tu shërbej vlerave humane sipër kundër nuk ka ndonjë vlerë. Ligjërimi universitar por edhe ai para universitar duhet të ndërtohet në një koncept të ligjërimit të ekuilibruar në mes ligjërimit emocionale dhe shkencor. Gjegjësisht metodologjia e mësimdhënies duhet të jetë shkencore ndërsa ligjërimi duhet maksimalisht të jetë emocional që shijohet me paramendimin që iu afrohet krijesave që janë të ndërtuar prej konstruktit material dhe shpirtëror që nuk guxojmë të neglizhojmë njërën apo tjetrën.‘ Mendoj se mësuesit e mëdhenj duhet të dinë jenë më afër nxënësve të tyre, mendoj se duhet të afrohen më tepër rreth mësuesve të tyre’[ 3 ] thotë prof Nexhat Ibrahimi.
Kjo është vetëm një përpjekje e vogël në këtë aspekt që shpresoj të përcillet edhe me të tjera ide dhe mendime për këtë aspekt. Ky artikull paraqet perspektivën studentore me mundësi të teprimit në fjalor dhe qëllim dhe objektiv të qartë për të ofruar alternativë ose ndoshta edhe vetëm dëshirë.
Gentian Jetishi
[ 1 ] Katalog, 50 vjetë të Medresesë së mesme‘ Alaud-din’ në Prishtinë, 2003 [ 2 ] Kenneth Moore, Clasroom Teaching Skills, 58, East Central University, Boston, 1998 [ 3 ] Revista Etika,’ Ku janë tretur nxënësit e ulemasë së sotme?’
25
Hadith Intervistë Shkencë Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete