Hadith
Intervistë
Shkencë
Histori
Familja
Këshilla
këtyre ekzistuese (Prishtinë,Prizren dhe Gjilan).
Ndonëse çdo herë e shohim si problem çështjen e
buxhetit , edhe këtu mund të shikohen format alternative si në Shqipëri kur financimin mund ta bëjë
ndonjë fondacion apo organizëm i jashtëm financiar
islam . Kujtoni që në Kosovë po hapet edhe Universiteti i Prizrenit i dyti i cili financohet nga Austria
dhe priten të hapen edhe tjerë në qendrat kryesore.
Sigurisht që shumë dhe jashtëzakonisht më lehtë
është të formohet një shkollë e mesme se një universitet.
Ku kërkohet dhe shpresohet të bëhen ndryshime
rrënjësore është Fakulteti i Studimeve Islame.
Universiteti i Prishtinës (UP) në 10 vitet e pasluftës
ka bërë shumë reforma pavarësisht se dihej si i
suksesshëm për që ndryshimet globale dhe nevoja e
tregut e bënë që ai të ketë kaq shumë ndryshime për
kaç pak kohë. Kuptohet që jo çdo herë ndryshimet
janë të suksesshme por disa herë janë më të mira
se metodologjitë ekzistuese. Nga këto ndryshime
jo të gjitha por shumë departamente të fakulteteve
përkatëse të UP kanë fituar identitetin e fakulteteve
të suksesshme. Nga shembulli i UP shihet se nuk ka
vend për frik nga reforma qoftë edhe rrënjësore.
Shpesh herë në jetë kopleksohemi dhe ndalohemi
për shkak të koncepteve , të cilat edhe mund të
tejkalohen me një qasje serioze dhe shkencore të
paanshme.
Urtësi
Studentët
Studentët të fillim të studimeve nuk arrijnë të ndajnë konceptim e të mësuarit dhe të studiuarit. Në
këtë aspekt duhet të u ndihmohet atyre për diferencimin e këtyre koncepteve qysh në ligjëratat e para
të vitit të parë akademik të tyre .
Periudha e studimeve është periudha më produktive dhe më qenësore dhe determinuese për fatin e
studentit. Nga praktika në UP në sistemin e studimeve bachelor (3 vjeçar ) shohë që studentët në
vitin e parë të studimeve ngarkohen jashtë zakonisht shumë . Në këtë kohë punohet më shumë me ta
dhe ka me shumë aktivitet – ligjërata dhe ushtrime
dhe staf ekstra . Shpesh në vit të parë mbahen
ligjërata edhe të shtunave. Në vitin e dytë të studimeve studentët veç se fillojnë të përvetësojë dhe të
japin rezultatet e para të punës së tyre . Ngjashëm
është edhe viti tretë ku me që nuk është entuziazmi
i fillimit edhe aktivitet e studentëve janë kryesisht të
fokusuar në fushën e studimit të mirëfilltë.
Kjo është edhe logjika dhe objektiva e universiteteve të kohës së sodit që të përgatiten studentët
për metodën e hulumtimit dhe informacionet bazike
për shkencën e caktuar në mënyrë që të kenë pa
24
Zgjimi Islam
Etikë
Poezi
varësinë për të hulumtuar gjatë jetës. Sepse nuk ka
logjikë që gjithçka ose shumëçka mund të mësohet
për kaq vite studime 4 apo 3 vjet.
Fakulteti i Studimeve Islame - FSI në Prishtinë
mund të jetë paraprijës i Universitetit Islam të
Prishtinës nëse nuk gjendet kompromis me autoritet
e UP për të qenë pjesë e tij si në shumë vende të
Perëndimit që janë hapur në dekadën e fundit.
Së shpejti pritet që të jetë e gatshme objekti i ri dhe
modernë i FSI ndërkohë që pritjet e masës janë që
bashkë me objektin e ri të instalohet edhe logjika e
re e studimit por gjithsesi dhe e ligjërimit dhe administrimit .
Kuriozitete
Syllabusi
Sipas ekspertëve të metodologjisë së mësimdhënies
është vërejtur që shumica e profesorëve ndihen të
paguximshëm për të dal jashtë nga plan-programi
mësimor i përcaktuar nga organet drejtuese të
fakultetit përkatës, megjithatë nuk ka pse të shikohen si të shenjta në kuptimin e shtimit dhe modernizimit të tyre.
Syllabusi ose plan-programi është jashtëzakonisht
i rëndësishëm në botë akademike dhe sidomos për
studentët fillestarë.