Zgjimi Islam
Histori Shkencë Intervistë Hadith
Perspektiv studentore për ardhmërinë e studimeve islame në Prishtinë
Historia e mësimit dhe studimit të Islamit në trojet shqiptare është e vjetër. Njohësit e kësaj fushe thonë se daton‘ nga vitet e para të ardhjes së osmanlinjve në trojet tona’ [ 1 ] Që nga ajo kohë e deri më sot ka vazhduar duke kaluar nëpër etapa të ndryshme, për të jetuar bashkë me fatin e popullit tonë. Në këtë frymë ai ishte një kultivues i edukatës dhe moralit të popullit tonë që bëri të i rezistojë pretendimeve territoriale të fqinjëve tanë për territorin shqiptarë, ai ndër të tjera e edukoi popullin të i rezistojë këtyre synimeve të ulëta. Deri në ditët tona mësimi dhe studimi i Islamit në trojet tona përjetoi forma dhe organizime të ndryshme. Përmenden institucionet e mejtepeve, medreseve dhe së fundi fakulteti. Edukimi Islam i ka rezistuar kohës duke qenë për herë vital dhe lider në fushën e edukimit të përgjithshëm të njeriut por me një zbehje të theksuar në kohët e fundit, gjë që rikthimi i këtij shkëlqimi duhet të rikthehet tani më shumë se kurrë si domosdoshmëri kundrejt fenomeneve çnjerëzore që kanë kapluar shoqërinë tonë si mungesë të gjallërisë së fetarisë.
Koncepti i dikurshëm i mejtepeve duhet që urgjentisht dhe në mënyrë institucionale të organizohet në kurse moderne për edukim fetarë. Para se gjithash Departamenti i Arsimit apo Komisioni për Arsim pranë BIK duhet që të hartoj strategjinë e veprimit e cila duhet të përfshijë: Kurrikulat dhe materialet që do të përdoren në nivelet përkatëse të këtyre kurseve, Trajnime të veçanta dhe certifikim i ligjërueseve të këtyre kurseve, Buxhetin e nevojshëm për implementimin e projektit – çështja e buxhetit nuk duhet të jetë pengesë për refuzimin e idesë sepse ai mund të gjendet nga forma alternative si grande të veçanta nga ndonjë Organizatë Islame për periudha të caktuara. Medreseja në anën tjetër është ajo që edhe më tutje mbetet krenari e jona, lider në fushën e arsimit të mesëm të lartë. Ajo edhe më tutje mbetet njëra ndër shkollat më të suksesshme dhe më të frytshme në Prishtinë dhe Kosovë në përgjithësi. Por nuk duhet të mjaftohemi me kaç. Në një periudhë të shkurtër duhet të themelojmë medrese edhe në qytete tjera të paktën në 7 qendrat më të mëdha, më konkretisht në 4( Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë) tjera pos
Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete
23