Zgjimi Islam
Hadith
Këshilla për zënien përmendësh të Kur’anit
Intervistë
All-llahu xh.sh. në Kur’anin e shejntë thotë: “Ata
që e lexojnë librin e Allahut, e falin namazin dhe
nga begatitë që Ne u kemi dhënë, japin fshehtazi
e haptazi, ata e shpresojnë një fitim që kurrë nuk u
humbet.” (Fatir 35:29)
Shkencë
Transmeton Abdullah ibn Amr ibn el-As Allahu
qoftë i kënaqur me të se Pejgamberi s.a.v. ka thënë:
“Ai i cili i përkushtohet Kur’anit, do t’i thuhet atij
në Ditën e Kijametit:` lexo dhe ngritu (në gradët)
sikur që keni lexuar kur ju keni qenë në botë. Grada
juaj do të jetë në ajetin e fundit që lexoni`.’’ [Ebu
Davudi dhe Et-Tirmidhiu].
Histori
Familja
Ky hadith përmend meritën e atyre që kanë mësuar përmendësh pjesë nga Kur’ani apo të gjithë
Kur’anin. Disa studiues, duke shpjeguar këtë hadith, kanë përmendur që numri i gradave (nivele),
në Xhennet është i barabartë me numrin e ajeteve
të Kur’anit, dhe se një besimtar do të ngritet nga
një gradë për çdo ajet që ai ose ajo e meson përmendësh.
Këshilla
Në një tjetër hadith, Uthman ibn Affan Allahu qoftë
i kënaqur me të, tregon se i Dërguari i All-llahut,
s.a.v. ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili
e mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve.’’
[Buhariu].
Përdorni të njëjtën kopje të Kuranit (Mus’hafit)
gjithëherë. Kjo është për shkak se mendja juaj e
merr një pamje (fotografi) të faqeve ( e regjistron
pamjen e faqes të cilën e keni lexuar S.K.).
Filloni me suret që janë më të lehta për ju. Shumë
njerëz rekomandojë fillimin nga pesë xhuz’at e fundit (të tridhjetin, pastaj të njëzetë e nëntin, e kështu
me radhë).
Sure të tjera për të filluar memorizimin e tyre janë
ato që ju i lexoni më me dëshirë mbi të gjitha,dhe
ato që ju i dëgjoni shpesh dhe pjesë të cilat ndoshta
tashmë i dini me zemër.
Sa më të rinjë që jeni, më lehtë do të jetë. Sa më të
moshuar që jeni do të jeni më të zënë dhe kapaciteti juaj për memorizim ulet. Megjithatë, kurrë nuk
është shumë vonë në dashtë Allahu. Nëse ju nuk
keni mbajtur në mend shumë gjatë fëmijërisë suaj
ose gjatë adoleshencës, ju prapë mund të arrini ta
bëni atë.
Pas nxënjes përmendësh të një pjese të ajeteve,
lexoni ato në namaz nafile. Dhe si alternative tjetër,
praktikoni ato me ndonjë mik tuajin ose me bashkëshorten/in tuaj.
Urtësi
Etikë
Poezi
Së fundi, si ide e mirë mund të jetë edhe bashkëpunimi në grupe, duke e inkurajuar njëri-tjetrin.
Nëse përpiqeni të stimuloni fëmijët tuaj për të mësuar përmendësh, ju mund të krijoni një ndjenjë të
konkurrencës midis tyre dhe pastaj të jepni ndonjë
Më poshtë kemi një listë me disa të dhëna që kanë të shpërblim për cilindo që ka zënë përmendësh më
bëjnë me mësimin përmendsh të Kur’anit, të cilat na shumë.
i paraqet dijetari i Univerzitetit të Az’harit në Kajro Allahu na udhëzoftë që të bëjmë gjithë atë që e bënë
Shejh Osama Abdul-Adhim.
të kënaqur Atë.
Së pari, sigurohuni për të korrigjuar pendimin tuaj,
sepse mëkatet nuk lënë asnjë hapësirë për fjalët e
Marrë nga www.islamway.com
All-llahut. Eshtë e njohur thënia e Imam Shafut në
Përktheu: Selver Krasniqi
poezinë në të cilën ai iu ankua mësuesit të tij rreth
vështirësive që ka në memorizim.
Dijetari i tij e këshilloi atë që të
braktisë mëkatet
Kuriozitete
Bëjeni qëllimin tuaj gati, dhe
mbajeni në mendje shpërblimin
dhe mirësinë e kësaj vepre të
madhe siç është përmendur në
hadithet më lart. Luteni Allahun
sinqerisht për të ju ndihmuar në kryerjen e
kësaj vepre.
Kushtoni një kohë të caktuar çdo ditë (ose çdo dy
ditë) për memorizim. Kjo duhet të jetë një kohë
22 kur ju nuk jeni të zënë me gjëra tjera.