Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.8 | Page 21

Zgjimi Islam

Shtatë këshilla për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja me Kur’ anin

A jeni ju nga ata njerëz që rrallë e prekin Kur’ anin? Apo e lexoni çdo ditë, por nuk keni vërejtur ndonjë ndikim mbi ju siç do të duhej? Sidoqoftë, këto janë disa këshilla të thjeshta që mund të ju ndihmojnë të lidheni me Kur’ anin.
1. Para se të prekni Kur’ anin, kontrollojeni zemrën tuaj. Çelësi i vërtetë që të përfitoni nga Kurani është së pari kontrollimi i zemrës suaj, para se të prekni librin e Allahut. Pyesni veten, sinqerisht, pse jeni duke e lexuar atë. A mos është vetëm për të marrë disa informata dhe për ta lënë në raft pastaj? Mos harroni se Pejgamberi Muhamed( paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është përshkruar nga gruaja e tij si një“ Kur’ an që ecë”, me fjalë të tjera, ai nuk bëri vetëm lexim dhe këndim të Kur’ anit, por ai e jetësoi atë.
2. Paraprirja me abdest. Të marrja e abdestit është përgatitje e mirë fizike dhe mendore që t’ ju kujtojë se ju nuk jeni duke lexuar vetëm një libër të zakonshëm. Ju jeni gati për të komunikuar me Zotin, kështu që të qenët i pastër duhet të jetë prioritet kur të komunikoni me Të.
3. Lexoni vetëm pesë minuta çdo ditë. Shumë shpesh, ne mendojmë se duhet të lexojmë Kur’ an për të paktën një orë të tërë. Nëse ju nuk e keni zakon të lexoni rregullisht, kjo është shumë. Fillo vetëm me pesë minuta në ditë. Nëse ju i kushtoni kujdes hapit të parë, insha All-llahu( me dëshirën e Zotit), ju do të vini re se ato pesë minuta do të bëhen dhjetë, mandej gjysmë ore, e pastaj një orë, dhe ndoshta edhe më shumë!
4. Sigurohuni që të kuptoni atë që keni lexuar. Të lexosh pesë minuta Kur’ an në gjuhën arabe është mirë, por ju duhet të kuptoni se çfarë jeni duke lexuar. Sigurohuni që të keni një përkthim të mirë të Kur’ anit në gjuhën që e kuptoni më mirë. Gjithmonë përpiquni të lexoni përkthimin e asaj që keni lexuar atë ditë.
5. Mbani mend! Kur’ ani është më interaktiv se një CD. Në kohën e CD-ROM-ve“ interactive” dhe programeve kompjuterike, një numër i njerëzve mendojnë se librat janë pasiv dhe të mërzitshëm. Por, Kur’ ani nuk është ashtu. Mos harroni se kur ju lexoni Kur’ anin, ju jeni në komunikim me All-llahun. Ai po flet me ju, kështu që kushtojani vëmendje.
6. Ju nuk duhet vetëm të lexoni, duhet edhe të dëgjoni shumë Kur’ an. Tani ka shumë audio kaseta dhe CD të Kur’ anit, një numër i tyre madje edhe me përkthime. Kjo është shumë e mire, të vëni në ualkmanin tuaj ose CD-të e makinës suaj ose në stereo, kur ju vozitni për në punë dhe kur ktheheni. Bëjeni këtë si shtesë të leximit tuaj të përditshëm e jo si zëvendësim për të.
7. Bëni dua( lutje). Luteni Allahun që të ju udhëzojë kur lexoni Kur’ an. Qëllimi juaj duhet të jetë që sinqerisht, për hir të dashurisë së All-llahut, të komunikoni me Të duke i lexuar, kuptuar dhe duke i zbatuar fjalët e Tij të bekuara. Mjeti më i mirë për të bërë këtë është duke e lutur Allahun për ndihmë dhe udhëzim.
Marrë nga: www. islamway. com Përktheu nga anglishtja: Selver Krasniqi
Hadith Kuriozitete Intervistë Shkencë Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi
21