Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.8 | Page 20

Zgjimi Islam Hadith Intervistë Këshilla nga dijetari Sufjan Eth-Theuri Shkencë Pastroje të brendshmen (shpirtin) Allahu ta pastron të dukshmen, përmirësoji lidhjet me Allahun, Allahu t’i përmirëson lidhjet me njerëz. Puno për ahiret e për dunja të mjafton Allahu. Shite dynjanë për ahiret ngase kështu i fiton që të dyja, dhe kurrë mos e shit ahiretin për dunja që t’i humbasësh të dyja. Puno për dunja aq sa do të qëndrosh në të dhe puno për ahiret aq sa do të qëndrosh atje. Do t’iu vjen njerëzve një kohë kur zemrat iu vdesin e trupat iu jetojnë. Sa e bukur është përkulshmëria (modestia) e te pasurve tek te varfrit dhe sa e keqe është përkulshmëria e të varfërve tek të pasurit. Nuk me ka rënë të shëroj diç më të vështirë për mua sesa veten time: here ishte kundër meje e here për mua. Bishr b. Harith përcjell se Sufjani ishte pyetur: A mund të jetë njeriu i devotshëm nëse ka pasuri? Po, nëse kur sprovohet bën durim dhe kur t’i jepet falënderon. Ke kujdes hidhërimin e Allahut në tri gjëra: Ke kujdes të mos lëshosh pa kryer atë që ta ka urdhëruar. Ke kujdes që të mos shoh Allahu d