Hadith Intervistë Shkencë Histori Familja Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete
Krenaria dhe nënçmimi i vetvetes
Me siguri qw secili prej jush kërkon që të ndihet krenar, të respektohet dhe të mos ndihet i fyer ndërmjet njerëzve ku jeton.
Allahu xh, sh kur e krijoi njeriun po ashtu e pajisi me tre instinkte: 1-të ngrënit, 2-dashuria për t’ u shtuar dhe 3-dëshira për t’ u ndjerë krenar, ku njeriu kërkon të nderohet dhe të mos ofendohet.
Andaj secili prej nesh ka dëshirë të përmenden sukseset dhe anët pozitive, ndihet krenar për familjen e tij dhe për të afërmit dhe nuk pranon që t’ i fyen. E vlerëson çdo gjë të tijën, të mirën dhe në të njëjtën kohë mundohet të t’ ju hmangët çdo gjëje që e qon drejt dështimit ose skandalit.
Zoti i Madhëruar e ka vendosur brenda nesh ndjenjën e vlerësimit të vetvetes. Secili prej nesh kërkon t’ i mbulojë të metat e tij dhe e urren poshtërimin. Njeriu ka dëshirë që të jetë i suksesshëm kudo dhe kjo është që e shtyn drejt rezultateve të larta në shkollë dhe në punë. A mendoni ju dot për një shoqëri të tillë? Prandaj ruaju, o njeri dhe mos e poshtëro vetën tënde me gjynahe.
Për ta ruajtur shenjtërinë e njeriut dhe ndjenjën e krenarisë, Zoti, Krijuesi i tij, ka caktuar rregulla dhe norma, siç janë: adhurimet ndaj Tij, të cilat njeriu duhet ti zbatojë si: namazin, agjërimin etj, ku qëllimi i të cilave është të forcojnë këtë ndjenjë të vlerësimit të vetes.
Nw anwn tjetwr, po ti shohim gjynahet, ato ndahen në të vogla dhe të mëdha. Quhen të mëdha ngase janë vepra, të cilat e poshtërojnë më shumë personalitetin e njeriut si p. sh: pirja e alkoolit etj. A keni parë një të pirë se si vjell, se si urinon në mes të rrugës dhe si tallen njerëzit me të? Prandaj shohim që dispozitat fetare: hallalli dhe harami janë për të ruajtur dinjitetin e njeriut.
Ai burrë i martuar që e tradhton gruan e tij me dikë tjetër, e ka ulur vetën dhe e ka poshtëruar shumë. Ndjenja e krenarisë te ky person nuk ekziston. Ai ka frikë nga gruaja se mos e merr vesh, shtiret sikur e dashuron atë dhe i plotëson çdo dëshirë të saj. Një rast mjaft rwqethws tregon se njw i martuar kishte marrëdhënie me një grua tjetër, ndërsa gruaja e tij nuk e dinte. Një ditë merr vesh se dhe gruaja e tij kishte një të dashur. Qau i mjeri dhe nuk e deshi veten, pasi kishte rënë shumë poshtë, por ishte vonë dhe çdo gjë kishte mbaruar. Ai vet e ka ulur dhe nwnçmuar veten, prandaj i ndodhi kjo edhe me 30
Zgjimi Islam gruan e tij.
Ai që gënjen është njeriu më i ulët dhe i poshtëruar, sidomos kur i zbulohet gënjeshtra. Ata të rinj që ngacmojnë vajzat dhe nuk i ulin shikimet e tyre e kanë ulur veten. Ato vajza që veshin rroba të shkurtra e të tejdukshme dhe dalin rrugës, do të gjejnë dikë që u hedh ndonjë fjalë, dikush u shkel syrin, dikush në sy dhe u buzëqesh e fyer dhe e nënçmuar. Nëse dikush mashtron dikë, mashtruesi është gjithmonë në presion dhe ndjenjën e frikës se mos i mashtruari e kupton. Mendoni se si mund të jetoj një njeri që bën një jetë të tillë?! Zoti i Madhëruar thotë në Kur’ an duke përshkruar gjendjen e hipokritëve:’’... çdo zë e mendojnë se është kundër tyre’’( Munafikun. 4).
Çdo gjë që ndodhë dhe thuhet e marrin për vetën e tyre. Zoti i Madhëruar e ka krijuar njeriun në formën më të bukur.
‘’ Pasha fikun dhe ullirin. Dhe kodër Turi Sina. Dhe këtë qytet të sigurt’’.’’ Vërtet ne e krijuam njeriun në formën më të bukur’’.( T, 1-4). Ku fiku dhe ulliri në vargun e parë simbolizojnë vendin në të cilin kultivohen këto pemë në Kudsi-Jeru-salem. Edhe Xhennetin, Zoti i Madhëruar e ka krijuar vetëm për Ty o njeri. Për Ty ka caktuar dhe pendimin që nëse e ul vetën me ndonjë gjynah, të kesh mundësi të kthehesh përsëri në gjendjen siç ke qenë më parë. Kush e nënçmon një mysliman për një gjynah që ka bërë, nuk do të vdes derisa të veprojë edhe ai at gjynah’’.
Kush kënaqet me fatkeqësitë e vëllait, nuk do të vdes derisa njerëzit e tjerë të kënaqen me fatkeqësitë e tij’’.
Ikrima ibnu Xhehli, kur erdhi të pranonte islamin, Pejgamberi a, s i porositi myslimanët të mos e shanin babanë e tij Ebu Xhehlin, duke thënë:‘’ Do të vijë Ikrima i biri i Ebu Xhehlit, mos e shani babanë e tij, pasi sharja e të vdekurit prek të gjallin dhe nuk arrin tek i vdekuri’’. Shejtani në betejën e tij me njeriun, kërkon një gjë të vetme, që ta poshtërojë dhe ta ulë sa më poshtë njeriun.
Kjo pasi fillimi i shthurjes fillon me lakuriqësinë, për këtë: Nënçmimin e shkakton shejtani ku ky ishte shkaktar i cili ia mbushi mendjen Darvinit me teorinë: se njeriu ka prejardhjen prej majmunit me qëllim që ta nënçmojë atë pra Darvini.
Andaj le të pendohemi të gjithë në këto qaste për gjithçka të ulet që kemi vepruar më parë dhe që na i ka ulur vlerat dhe të fillojmë një jetë të re!
Labinota Ahmeti