Zgjimi Islam Zgjimi Islam nr.8 | Page 17

Zgjimi Islam sulltanët më të njohur të kësaj perandorie është edhe Fatih Sulltan Mehmet ose Mehmedi II bashkëkohës i Skënderbeut. Ai arriti të merrte në mënyrë spektakulare Konstandinopojën, kryeqendrën e Perandorisë Bizantine që më vonë do të quhej Stamboll. Marrja e këtij qyteti ndodhi më 29 Maj 1453. Mund të themi që në krye të Perandorisë Osmane erdhën 36 sulltanë( Padishahë) ku i pari ishte themeluesi Osman Gazi dhe i fundit ishte Mehmeti i VI ose siç njihet ndryshe Vahdedin. Perandoria Osmane merr fund me 29 Tetor 1923 me themelimin e Republikës së Turqisë nga ana e Mustafa Kemal Ataturkut. Shqiptarët dhe Osmanët
Perandoria Osmane kishte nevojë për forca të reja, shqiptarët u bën besnikët e parë që jetonin në kuadër të kësaj perandorie. Sipas historianit turk Abdul Kadir Ozcan thekson se“ Perandoria Osmane pati plot 34 kryevezirë( kryeministra) gjatë periudhës së ekzistencës së kësaj fuqie botërore, thënë ndryshe ata qëndruan në krye të qeverisë afërsisht 100 vjet ose 1 / 6 e kohës së ekzistencës së kësaj perandorie”. I pari kryevezir që erdhi në pushtet ishte shqiptari me origjinë Koço Daut Pasha në vitin 1493. Kontributi i tij njihet në fushat social-kulturore. Ai ka qënë mbështetës i shkencës. Të gjithë pasurinë e tij e harxhoi për bamirësi. Xhamitë, medresetë, shkollat fillore, çeshmat si dhe një sërë godinash social-kulturore, përdoren edhe sot e kesaj dite në lagjet e Stambollit. Ajo çfarw e bën Daut Pashën të pavdekshëm është ndërtimi i mureve mbrojtëse të Kostandinopojës. Daut Pasha, me shpenzimet e tij ndërtoi gjithashtu edhe një vilë për Sulltan Bajazitin. Fortifikimet qw iu bënë për ushtrinë e re në shekullin e 19 morën emrin e Daut Pashws. Dy lagje nw Stamboll mbajnë emrin e tij. E skalitur në kulminacionin e saj ishte edhe koha e Qyprilive( 1656-1683) me përfaqësuesin e tyre të parë Mehmet Qypriliuni cili lindi në një familje shqiptare, që ishte vendosur pranë Merzifonit në qytetin Qëpry( kopru) nga i cili mori dhe mbiemrin, sot ky qytet, për nder të këtij veziri të madh shqiptarë quhet Vezirqëpry( Vezirkopru). Rrugën e Qypirlive do e vazhdojnë i biri Fazil Ahmet Pashë Qypriliu( 1661-1676), kunata e tij Kara Mustafa Pasha( QYPRILIU)( 1676-1683), Abdullah Qypriliu( 1723-1735) e shum tjerë nga dera e Qyprilive. 1 Në funksionin e Vezirit të Madh, pra të Sadrazemit- veç Qyprilinjëve shërbyen edhe shqiptarë të tjerë, rreth të cilëve ka fare pak apo aspak njohje, kërkime dhe hulumtime shkencore. Megjithatë, le të bëjmë një gjest, qoftë edhe vetëm prezantimin e emrave të tyre duke shpresuar se pas kësaj me siguri do të ketë prurje të tjera që do të ndriçojnë veprimtarinë dhe kontributin e këtyre shqiptarëve në historinë e perandorisë osmane. Disa nga ata janë:
1. Arnaut Haxhi Halil Pasha- Lindur në Elbasan më 1655 dhe vdekur më 1733- Sadrazem- Kryeministër.
2. Patrona Halil- lindur në Horpeshte- Shqipëri!!! Vdekur në Stamboll 1730- Sadrazem- Kryeministër.
3. Ajaz Ahmet Pasha lindur në Vlorë dhe vdekur në Stamboll 1539, Sadrazem-Kryeministër. 4. Turhunçu Ahmet Pasha, Lindur në Mat-Shqipëri, vdiq në Stamboll më 21 mars 1653, Sadrazem-Kryeministër.
5. Pargali Ibrahim Pasha, Lindur në Pragë, vdekur në Stamboll 15 mars 1536, Sadrazem- Kryeministër.
6. Kemankesh Kara Mustafa Pasha, lindur në Shqipëri 1592 dhe vdekur në” Turqi”-1644-, Sadrazem-Kryeministër, etj.
Hadith Intervistë Shkencë Histori Familja
Të njohur dhe në fushën jo politike vlen të përmenden: Arkitekti Atik( i vjetër) Sinani, ndërtoi xhaminë e Fatihut( Sulltan Mehmedit II), Arkitekti Sedefqar Mehmet Agai, i lindur rreth vitit 1549 në Elbasan, ndërtoi xhaminë e famshme në stamboll-Sultananahmet Cami ose Ahmediye, e quajtur xhamia e kaltërt. Arkitekt Kasem Agai i lindur në Gramsh( Shqipëri) urbansit, konstruktor, Mehmet Isai nga Opari ishte autor i Taxh Mahallës në Indi një ndër shtatë mrekullit e botës. Enciklopedisti më i madh botëror, ishte Sami Frashëri kryevepra e tij“ Kamus-al- a lam”, në 10 vëllime të mëdha. Sipas raportit vjetor të Foreing Office-it për vitin 1909 shqiptari Raif Pasha ishte drejtor( Mudur) i përgjithshëm i Doganave të Perandorisë Osmane. Roli i shqipëtarëve ishte i rëndësishëm, jo vetëm në politikë, në qeverisje, në administratë( ministra- Vezirë), bejlerbenjë( guvernatorë), sanxhakbejlerë( prefektë), kadilerë( Gjykatës), katibë( sekretarë), në arsim( myderrizë), në ushtri( jeniçerë, spahinj), por edhe në kulturë, art, shkencë, letërsi etj. Këto dhe shumë të tjera që nga datimi apo fillimi e deri tek përfundimi si perandori, me një supër kulturë të ngritur, mbetën për të mos u harruar në shekujt e artë të civilizimit dhe ngritjes së ndërgjegjjes dhe vetdijes së muslimanëve në rruzullin tokësor si dhe lidhjen e shqiptarëve dhe ngritjen e tyre me vllezrit dhe aleatët e natyrshëm Osmanë.
Arbër Berisha
Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete
17