Hadith Intervistë Shkencë Histori Familja
Zgjimi Islam
Dhuna ndaj gruas, shqetësim për shoqërinë Kosovare
Shoqëria Kosovare po përjeton dhunë të vazhduesheme, viktimat janë më së shumti gratë që keqtrajtohen nga burrat e tyre, ndërkaq askush nuk ndërmer ndonjë gjë konkrete.
Me gjithë ligjet që janë të aplikueshme në Kosovë, gruaja kosovare, çdo ditë e më tepër po ndeshet me probleme të ndryshme, që e bënë atë të jetë një qenie e diskriminuar dhe e pa mbrojtur nga torturat që iu bëhen nga burrat e tyre dhe të tjerët. Fenomeni i dhunës ndaj femrës e në veçanti përdhunimi tashmë ka marrë përmasa shqetësuese në vendin i cili ka kaluar nëpër periudha të vështira. Dhuna ndaj grave në Kosovë është shumë i vështirë për tu zbuluar për të mos thënë është nën hije, pasi që vet viktimat që pësojnë nga keqtrajtimet, nuk dëshirojnë që t’ i denoncojnë rastet, pasi që i frikësohen hakmarrjes.
Viktimat më të mëdha janë femrat që gjykuar në rrethanat aktuale në të shumtën e rasteve bien pre e dajakut nga burrat e tyre, prindërit si dhe grupeve e rrjeteve dhe interesit të njerëzve të ndryshëm. Sipas Policisë së Kosovës, 91.1 % e kryesve të dhunës në familje janë meshkujt, kryesisht burra, dhe vetëm 8. 9 % kanë qenë gra, edhe pse anëtarë të tjerë të familjes po ashtu kanë kryer dhunë.
Edhe Departamenti i Institutit për Politikë Sociale, pranë MPMS-së, ka bërë raportin“ Dhuna në familje 2004-2008”. Sipas raportit në fjalë del se në vitin 2004 janë evidentuar 223 raste, në vitin 2005-380 raste, 2006-438 raste. Kurse viti 2007 në bazë të raportit shënon një rënie ku kemi gjithsejtë 170 raste, por në anën tjetër vetëm në 6 mujorin e parë të 2008-ës nga Qendra për Punë Sociale( QPS) janë trajtuar 91 raste të dhunës në familje.
Sipas këtij raporti në vitin 2005 janë 246, prej tyre 219 femra dhe 27 meshkuj, kryesisht fëmijë dhe vetëm nga vendbanimet rurale janë 157, ndërsa urbane janë 89 viktima të dhunës në familje. Në këto raste QPS-ja, 188 raste të dhunës ka eviden-
Këshilla Urtësi Etikë Poezi Kuriozitete
18