Zgjimi Islam
Hadith
Perandoria Osmane dhe Shqiptarët
Intervistë
Simboli i një kulture qindra vjeçare, unisohet dhe
lansohet në një multietni shtetesh me ngjyra, kostume e gjuhë të ndryshme duke jetuar mes tyre si
kutia e pandorës që ka gjitha dhuratat e mundshme.
E tillë ishte Perandoria Islamo-Osmane që u dha
mundësi gjithë popujve të jetonin të lirë të kulturuar
e civilizuar brenda territorit që ajo sundonte.
Shkencë
Histori
Familja
Këshilla
Urtësi
Perandoria Osmane e cila u shtri nga Hungaria
veriore deri në Arabinë Jugore, nga Krimeja deri
në Afrikën e Veriut, do të përmblidhte në vete edhe
tokat shqiptare.
Shqiptarët u bashkuan me këtë perandori gjatë
kulminacionit të saj, dhe për pesqind vite me rradhë
ndanë me të lavdinë dhe dështimet e saj.
Ajo duke ndërtuar një botë tolerante dhe multikulturore, mblodhi në gjirin e saj edhe popuj të tjerë.
Grekët, hungarezët, serbët, kroatët, vllehët, pomakët, ciganët, lazët, boshnjakët, çerkezët, bullgarët, rumunët, arabët, kurdët, tartarët, armenët,
hebrenjtë dhe shumë popuj të tjerë ndanë kulturën
dhe traditat e tyre me komunuelthin Osman. Kultura
që turqit sollën nga Azia qëndrore e gërshetuar me
traditat e popujve mbi të cilët ata sunduan, i dha kulturës Osmane madhështinë më të madhe të kulturave të botës së Islamit të epokës moderne. Bejlerët,
Pashallarët dhe agallarët turq, së bashku me klasën e
“devshirmeve” (muslimanëve ballkanas), mundën të
ndërtojnë një perandori tolerante islame e cila, ruajti
Etikë
Poezi
Kuriozitete
16
me modesti dhe dinjitet kulturat dhe fetë e popujve
të tjerë, duke prezantuar në Evropën Juglindore
botën Islame.
Osmanët e kanë fillesën e tyre në shekullin e XIII
gjatë sundimit të Osmanit (1280-1324) i cili themeloi principatën e tij që më vonë do të bëhej ndër më
të famshmet në Histori. Perandoria e mëvonshme do
të merrte emrin pikërisht të Osmanit dhe do të quhej
Perandoria Osmane sepse ai njihet si sulltani i parë
i kësaj perandorie. Si datë e themelimit njihet viti
1299 nga ana e Osmanit, kurse si data e rënies njihet
viti 1923 nga ana e Mustafa Kemal Ataturkut.
Perandoria osmane përfshinte 22.9 milion km² në
majë të lulëzimit në shekullin XVI duke mbajtur
të pushtuara viset nga Afrika Veriore, Lindja e
Afërt, Kaukazi deri në Evropë. Ishte rivali kryesor i
shteteve evropiane kundër të cilave ndërmori shumë
fushata ushtarake. Brenda perandorisë mbizotëronte
rendi ushtarak dhe aristokracia e zgjedhur e padishahut (sulltanit), sovranit të shtetit. Shekujt XVI
dhe XVII ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie,
ndërsa në shekujt XVIII dhe XIX luftërat e shpeshta
me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shënojnë rënien.
Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me
fuqitë qendrore, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë
Gjermane, osmanëve iu solli shkatërrimin e plotë
të perandorisë së tyre. Lëvizjet nacionaliste turke
shpallën Republikën e Turqisë në territorin e mbetur,
i cili kryesisht banohej nga populli turk. Ndër